Abdyl prishe pasurinë,
një barrë flori,
s’e prishe për veten tënde,
po për Shqipëri!
Abdyl trete pasurinë,
një barrë flori,
këta tretën Shqipërinë,
bënë pasuri!
Vetëm ideali juaj,
ishte i pa njollë,
ndaj ai që vodhi emrin,
e kish tjerrur hollë!
Ai që ju vodhi emrin,
bëri prokopi,
se kur njerëzit e shikonin,
të mendonin Ty!
Se një emër kaq i ndritur,
e huton njeriun,
sa kur shihnin Gramoz Ruçin,
mendonin Samiun!
Këtu-Rilindjen e Parë,
që të gjithë e dinin,
ndaj kur shihnin Erion Braçen,
mendonin Naimin!
Në dymijë e trembëdhjetën,
s’kish më humbameno,
u dukej Arben Ahmetaj,
si Mihal Grameno!
Rama mirë e kish mësuar,
si mbahej kapistra,
shihej Lindita Nikolli,
si një Dora D’Istra!
E kish tjerrur fare hollë,
këtë herë Edvini,
të dukej Niko Peleshi,
tëpkë si Petro Nini!
U shit fare pa mundim,
për flori teneqja,
tamam si Kristoforidhi,
dukej Ilir Beqja!
Dihej Rilindja e Parë,
njihej ideali,
Koçon njerëzit ta mendonin,
si Smail Qemali!
Rama ishte i sigurtë,
se ja vlente harxhi,
kur mendohej Shkëlqim Cani,
porsi Veqilharxhi!
Rama kësaj here mirë,
e kish marrë nishanin,
sa të gjithë tek Çuçi shihnim,
Kristo Negovanin!
Saliun tamam me zemër,
e bëri Edvini,
si Çeçua në Mashkullorë,
dukej Paulini!
Rama grurin kish qëruar,
në miell s’kish hime,
të na dukej Cac Angjeli,
si një Spiro Dine!
Kështu Rilindja e Dytë,
i fitoi votimet,
tani po jini të ngeshëm,
bëni krahasimet!
Vetëm Rama i afrohet,
pak a shumë Abdylit,
për të tjerët bëni gati,
“Vajin e bylbylit!”
Mbetet Rilindja e Parë,
një dritë e pashuar,
me Rilindjen e tanishme,
s’duhet ngatërruar!

hahaha, bravo Duka!
Edvin K. Rama Abdylit
Aspak s’i afrohet
Me tribunin e Rilindjes
Dot nuk krahasohet
Dhe i penes dhe i pushkes
Ka qene i pari
Edvin Rama fort ngjason
Me nje rrote ..ari
Bravo Duka. Je i jashtezakonshem. Cdo dite nga nje xhevahir te bukur.
Strofa e parafundit duhet ndryshuar, sepse eshte teper larg te vertetes: Abdyl Frasheri nuk i zgjodhi personalitet e Rilindjes se pare. Perkundrazi! Ishin ata qe perzgjodhen Abdylin si “komisar ” te Rilindjes. Ndersa Te Krahasuarit me Rilindasit e vertete, pra keta te Rames u perzgjodhen prej vet Rames. Dhe “Vaji i Bylbylit i kendohet “babait ” te tyre, jo “femijve “, sic konkludon me poshte poeti Duka.
Pamvaresisht, kesaj strofe, te tjerat nota 9. Suksese!
edhe une me andrean jam
Duka luan ping pong Ramen here e hedh dhe here e pret, s’po ja gjen vendin edhe vet.
Nuk ka fjele.
E ke zgjatur pak, Beno
(per te futur tere Birone Politike brenda!)
por strofat kryesore mbeten perla, forme dhe permbajtje,
sic do thoshte drejtori im i librave ne shperndarje Apostol Duka
dhe Sofo do miratonte mencurisht si per pune te rendesishme te perbrendshme!
Arti eshte sfida, pushteti eshte vetevrasja.
Kryekapistera e shqiperise nga Abdyli ka marre qimet e b.””.. Dhe ka maskuar surratin.Per te tjerat ngjan Saliun.
Vazhdo!
Ore qe ngjan me dike ky Rama ngjan!Me ngjan me ate personazhin e Kadarese,qe beri nje aeroplan prej druri,qe do ta terhiqnin mushkat.
Faleminderit Arben Duka per keto vargje se ngjajne si perla te lidhura bashke i lexoj sa here me dalin perpara,mjere vendi per keta funderina qe kemi ne krye
Po si more u katandisem keshtu
Qeverine e drejton nje Hu
Po kaq te humbur jemi ne shqipetaret
qe te na drejtojne druvaret
gjithe kodoshet ,gjithe rrufianet
gjithe llumi i kazanit
ngrehuni te gjithe o shqipetare
parlamentit i vini zjarre
E filluam keq demokracine
me korrupsion Saline
e besuam doktorin
ate fytyre horrin
e shkateroi shqiperine
i mori gjithe pasurine
Ai eshte i pari qe do vrare
dhe pastaj te gjithe me radhe
me dhembin syte kur e shoh ate qen
akoma flet ne parlament
jep keshilla doktor horri
serbi qe gjithe parate i mori
keta jane te tere njelloje
plumbin e duan ne goje
mjere ne per qeverine
halli e ka zene Shqiperine
Të lumtë pena e ndritur o poet.
Ska asnje krahasim me Rilindjen Kombetare Shqiptare kjo ” rilindje e sajuar ” e PS alla Edi Rama , kjo u duk qe ne ndryshimin qe i beri ngjyres Se flamurit te PS , ne ngjyre mavi
Po , Edi Rama , nuk vinte ne pushtet kurre , as do e merrte kurre kreun e PS- se , sikur te ishte vendosur ne Shqiperi, demokracia e vertete! Per kete duhet t’ i ngreje nje monument , Sali Berishes , antishqiptarit qe i beri shqiptaret te arratisen neper bote, duke ja u ngrire ne buze buzeqeshjen , duke ja u vrare shpresen dhe duke veshur nenat shqiptare me te zeza !
Te luash me termat historike kombetare , je ose ne krize identiteti , ose nuk ke nje program te qarte politik per te ardhur ne pushtet e per te qene i besushem nga masat e popullit !
Prandaj Arben Duka ne nje gje ka te drejte , kur thote qe Rilindasit e medhenj , shkrine pasurine e tyre per Ceshtjen Kombetare, kurse Batakcinjte e sotem te politikes , nga te dy krahet , ( te majte e te djathte ) kane shitur shpirtin tek djalli per tu pasuruar !!!
Pastaj per te tjerat, kushtet kur punuan e jetuan Rilindasit , ishin vendimtare per egzistencen e kombit tone , gje qe i beri ata te ishin te pavdekshem e te paharruar per historine e kombit tone ndersa keta te sotmit do kujtohen per poshtersite , zenkat e tenderat per tu pasuruar !!
Po si s’na thurre dhe ca vargje dhe per “fushat e gjera plot lule dhe bregoret bukuroshe” te SURELIT dhe VICIDOLIT, o Naimi i Ripjerdhjes. Ah po s’ke faj ti Naim djali, jo. Fajin e ka bunkartizimi i katundeve dhe kullezimi i bjeshkeve.
Strofa e parafundit
Vetëm Rama i afrohet,
pak a shume Dylit,
Ta kam llafin per karrocen, or Duk
e jo per Ate qe i bie ashi qari Qylit.
BEJTEXHIU I OBORRIT TE NALTGJATESISE SE TIJ RAMES KA FILLUAR TE JETE I HIDHUR ME RLINDJEN. KJO NUK NDRYSHON GJE ATA E PERDOREN OSE ME MIRE U VETEOFRUA TE PERDOREJ PER TE MARRE PUSHTETIN DHE TANI QE E KANE PO BEJNE CA PARA PR TI PASUR NE DITE TE KEQIA SI DHE TE TJERET PARA TYRE.
DO BEJE MIRE PER MUA ZOTI DUKA TE MOS ZERI NE GOJE RILINDASIT E VERTETE
QE QENE VERTET IDEALISTE SE I NDYN!!
Eshte hera e pare qe po me pelqen poezia e Dukes.
E gjeta!Ngjan me Dino Cicon!
Mos, demo, se te degjoi Reiz Ciço dhe te mori ne telefon te kerkosh falje. Bile te merr direkt menjehere dhe njofton dhe Saliun ne Tirane dhe Vokshin ne Kolumbi.
Megjithate duhet thene qe Duka ka talent e fantazi, por jo vetem: edhe zjen si shume shqiptare qe s’kane se ç’te bejne dhe vetem shkruajne. Mos i kundershto te keqes me force, ky eshte parimi.
z duka vazhdo te shkruash perdite se pas 1 muaj krejt qeverine e ke lajthit
Rama nuk eshte si Andyli
O Arben Duka
Por eshte mashtruesi rradhes
Kopuk mbi kopuka
Eshte ortak i pabesise
Vete mostres Sali
Se Andyli luftoi vete
Per nje Shqiperi
Keta mostra e paten
Te ngritur ne kembe
Por e mjeruan dhe e zhvaten
Ne goje s’i lane dhembe
Si Duka per nder, or mik
e thurke dhe ti, poezine,
Vec nje gje juve u ndan,
baza, mbi vertetesine.
Arbenit kjo ripjerdhja,
syte ia ka verbuar,
Dyla te gjithe i duken,
kokzbathur, e te paruar.
Ndaj me ty mendimin,
te njejte, sigurisht,
Se te dyja “njeshat”,
kane te njejtin bisht. 🙂
Edvini, kopuk si sali-helli, ose me i keq me mosveprimin e tij, per te vene para drejtesise, ata qe cuan vendin drejt humneres.piktori megalloman me teorite e tij, shume zhurme per asgje.
Ne se bejtexhiu arin dhe thote se :
Vetem Rama i afrohet /
Pak a shume Abdylit /
Per te tjeret beni gati /
” Vaji i Bylbylit./
atehere ne kuptojme dy gjera 1.) Bejtexhiu ka frike nga Rama dhe qellimisht e ndan nga pjesa tjeter e kabinetit ministrir 2.) Largohet nga e verteta. Largohet nga e verteta sepse Rama ka mare me shume se sa ministrat. E di bejtexhiu keshtjellen e Rames ne Surrel? Me cfar lekesh e ndertoi ai qe kishte deklaruar tre mije euro kursime? Me cfar lekesh ble kostume e gravata qe i ndron jo vetem cdo fit por dhe dy e me shume here ne dite? Po raportin e OSBE ku flutet se Rama ka 200 milion euro pasuri, a e di bejtexhiu frikacak?
ata bere vepra pa u quajten rilindas ndersa llumi i politikes (se jane te gjithe njelloj) vetpagezohen pa u thene njeri puna e mbare dhe kur themi puna e mbare, hapi i pari i shtetit ligjor eshte drejtesia per peshqit e politikes. Edhe mbrojtjes me antienverizmin i doli boja se keta jane ku e ku me Enverin qe i nderoi rilindasit dhe beri ca gjera per kete shtet.
E bukur , bravo
Gazeta Dita me rastin e festave e ka hequr “traun” e doganes” a nuk jeni duke shkruar pak si shpesh”?
Bravo dita sikur te kishim feste per dite to i ritej dita Dites.
Krahasimi çalon, i nderuar Duka…
Keto vargje kenaqin vetem S a l i z i n j t…
Te na jepje nje alternative tjeter , me te mire, do ta pershendesja…!
Ne shqiptaret duam te pakten 50 vjet te largohemi nga glorifikimi 1-shit…!
Eshte tjeter sistem, o A r b e n …!
Ketu ku jam prej 25 vjetesh nuk shoh te merret Media me Kryeministrin, sic merret ne Shqiperi!…
As Rama nuk i afrohet Abdylit, përndryshe duhet rishkruar biografia e frashëlliut.
Komente,si shkarpa te thata,por, qe s’marrin flake, pa pranin, e mikeshes time,shkrepse… Love gjalmezeza……” Neper vap’, aman- aman,opo, neper vap…”