KITARA KINEZE
Kur u ktheva përfundimisht në Shqipëri përveç vapës se madhe të korrikut të vitit 1961 edhe gazetat i kishin nxehur dhe ashpërsuar tonet ndaj Beshkimit Sovjetik e vendeve të tjera të “ kampit socialist” që, sipas shtypit po rrëshqisnin në rrugën e revizionizmit. Vetëm për Kinën e Mao Ce Dunit po flitej përherë e më shumë me simpati. Po ngjizej një miqësi e re “vëllazërore” me popullin kinez dhe pas pak filluan të shfaqën në Tiranë e qytete të tjera specialistët e parë kineze që kishin pa përjashtim të njëjtën veshje.
Më kujtohet se si u shfaqën edhe në oborrin e Kinostudios një ditë tri kinezë që ndoshta edhe për shkak të veshjes uniforme dukeshin për ne si trinjakë. Me çanta të mëdha ngjyrë kafe mezi e hidhnin shikimin ndaj nesh dhe pastaj zhdukeshin në sallën e projeksionit të filmave. Ky ritual përsëritej çdo vit dhe ne mësonim se ata jo vetëm i viziononin filmat por bënin dhe marrëveshje për t’i blerë filmat shqiptarë. Ne duhej t’u jepnim atyre një kopje filmi pozitiv, listë dialogun e filmave dhe fonogramën e zërit. Kostoja?… 6000 rubla për film.
Po pse gjithë ky interes? Edhe Kina ishte ftohur me të gjithë vendet e kampit socialist me përjashtim të Shqipërisë, Rumanisë dhe Jugosllavisë. Në kupolën e lartë të shtetit po përvijohej një luftë e ashpër midis komunistëve dogmatikë dhe liberalëve. Në grupin e parë marshalli Lin Biao dhe gruaja e Maos Çian Çini ndërsa ne të dytin Presidenti Liu Shao Çi dhe Ten Hsiao Pini, sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste të Kinës. Me bekimin e Maos fitoi krahu konservator dhe humbën të tjerët. E gjithë kjo histori kulmoi në vitin 1966 kur filloi i ashtuquajturi “revolucion kulturor” që vetëm kulturor nuk ishte. Liberalët filluan të dënoheshin publikisht përmes Dacibaove që mbushnin muret e Pekinit dhe i shëtisnin nëpër qytet të shoqëruar nga Gardistët e kuq. Me mijëra djem e vajza të indoktrinuar thellësisht nga krerët dogmatikë, kishin një uniformë njgjyrë ushtarake dhe nga një shirit të kuq në krahë. Sulmi u shtri edhe në fushën e artit e të kulturës dhe shumë artistë u dëbuan në komunat e largëta që të riedukoheshin në gjirin e fshatarësisë. Prodhimi kinematografik u ndërpre dhe u hoqën nga qarkullimi të gjithë filmat e prodhuara ato vite. Në kinematë e Kinës filluan të shfaqen vetëm filma shqiptarë, rumunë apo jugosllavë, të gjitha të dubluara në gjuhen kineze. Kjo gjë vazhdoi deri në vitin 1975. Numri i filmave shqiptarë i kalonte 25 tituj.
Shqiptarët e shumtë që ktheheshin nga Kina na informonin se filmat shqiptarë ishin tepër të pëlqyer dhe shumë batuta të personazheve të filmit citoheshin gjithë kënaqësi nga kinezët. Filmi është i destinuar për një publik të gjerë dhe shkalla e suksesit përcaktohej edhe nga numri i spektatorëve. Në rastin tone, filmi shqiptar po shënonte shikueshmëri të paparë.
Mirëpo problemi është ne se filmi shqiptar ndikoi për mirë a për keq, në ato vite të trazuara, në mentalitetin e tyre aq më tepër kur këto filma i pranonin edhe gardistët e kuq me librin e citateve të Mao Ce Dunit në dorë. U desh të kalonin shumë vjet për të gjetur përgjigjen e duhur. Pas vdekjes se Maos ndodhi e kundërta, në pushtet u rikthyen liberalet ndërkohë që marshalli Lin Biao vdiq në një aksident të dyshimtë ajror e “banda e të katërve” me në krye Çian Çinin u dënuan me burgime të gjata. Edhe pas këtyre ndryshimeve, për çudi, filmi shqiptar vazhdonte të kishte popullaritet.
Kur pata rastin të vizitoja Kinën në vitin 2004 zbulova se filmat shqiptarë vazhdonin të shiteshin ne formatin DVD ndërkohë që kineastët e rinj kinezë përgatisnin ciklin “Magjia e filmit” me rastin e njëqind vjetorit të kinemasë kineze. E në këtë cikël do të përfshiheshin edhe pesë emisione speciale njeorëshe për “ magjinë e filmit shqiptar”.
Kinezja shqipfolëse Hualu, që kishte studiuar në Shqipëri ne vitet 60-të çdo ditë më tregonte ndonjë të re për filmat shqiptarë. Filmi që kishte pasur sukses të madh ishte “Ngadhnjim mbi vdekjen”. Ai ka marrë mbi 300 milion spektatorë. Sipas kineastit shqiptaro amerikan Tomas Logoreci filmi e mbajti rekordin botëror deri në vitin 1992 kur ia kaloi filmi amerikan “The Fugitive” me Harrison Fordin e Tomy Lee Jones. Për kureshtje kërkova në Uikipedia dhe zbulova se filmi amerikan kishte inkasuar 183 875 720 Usd në Amerike dhe 368 875 750 Usd ne Botë. Dukshëm Logoreci ngatërron dollarët me numrin e spektatorëve.
Kur gardistët e kuq të dehur nga indoktrinimi urrenin veçanërisht intelektualët dhe artistët” borgjezë”. Ata bastisnin shtëpitë e tyre dhe shkatërronin çdo gjë që ishte borgjeze e reaksionare. Thyenin pianot, diku edhe duart e pianistëve dhe gjithë veglat muzikore.
– Veçse një ditë – më tregonte Hualuja, ata po shkatërronin çdo instrument ne shtëpinë e një muzikanti. Kur njeri prej tyre rrëmbeu një kitarë për ta thyer, muzikanti guxoi të ndërhyjë. Prisni u thotë ai gardistëve. Po kitara në duart e komunistit shqiptar Perlatit, në filmin “Ngadhnjim mbi vdekjen” mund të quhet vegël reaksionare kur ai këndon melodinë e filmit?… Këtu gardistët u hutuan keq dhe pyetën shefat e tyre lart. Urdhri ishte i menjëhershëm: kitara nuk është instrument reaksionar, ndaj nuk duhet të shkatërrohet. Sot, falë kësaj ndodhie, në Kinë ka më shumë se 2 milion kitaristë.
Shkrimtarja disidente kineze Chang Chung në librin e saj “Mjellmat e egra” përmes historisë së tri grave, gjyshja , nëna dhe vajza jep një pasqyrë të thellë realiste për ato që kanë ndodhur në Kinë në shekullin e kaluar. Në librin e saj “Kohë e pamjaftueshme” Helena Kadare citon nga libri i saj këtë pasazh: Në ato vite për ne filmat shqiptare ishin një pasqyrë e Europës që ëndërronim.
Zhang Yimou, regjisor, skenarist, aktor dhe drejtor fotografie është një ndër kineastët me të shquar jo vetëm për kinemanë kineze. Ai është fitues i Ariut të artë ( fest. i Berlinit), Luanit të Artë ( fest. i Venecias) dhe regjisor manifestimit mbyllës të Lojerave Olimpike në Athinë 2004 dhe regjia për hapjen dhe mbylljen madhështore të Lojërave Olimpike në Pekin 2008.
Në një intervistë për revistën amerikane Variety Zhangu 68 vjeçar pohon se ai u impresionua së tepërmi kur si adoleshent pa një film shqiptar dhe vendosi të bëhej kineast.
Pas një pune shumëvjeçare shefja e katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Pekinit Cheng Hua Feng para disa muajsh mbrojti doktoraturën me veprën studimore “Filmi shqiptar ne Kinë”.
SAUNA FINLANDEZE
Historikisht Çekosllovakia, e shpallur si shtet i pavarur në vitin 1918, krijoi një reputacion të mirë në Botë në fushën e sporteve. Atletika, hokeji, futbolli apo sportet dimërore në aktivitete ndërkombëtare e rendisnin atë në grupin e vendeve më të mira, edhe pse asnjëherë nuk e kaluan numrin e 15 milion banorëve. Për rininë çekosllovake të pas luftës se dytë botërore çifti Dana dhe Emil Zatopek u kthyen në simbol frymëzimi. Zatopeku me katër rekordet e tij olimpike dhe Dana rekordmene botërore ne hedhjen e shtizës. Për koincidence kishin lindur në një ditë, në 23 nëntor të vitit 1922. Ata ishin çifti i atletëve që për nga popullariteti ua kalonin gjithë figurave politike, akademike apo artistike të kohës. Zatopeku, ky simbol i rinisë çekosllovake, u bë edhe më i dashur kur në vitin 1968 dënoi publikisht okupacionin rus dhe për pasojë u privua nga çdo funksion apo aktivitet sportiv dhe përfundoi si punëtor i thjeshtë në një ndërmarrje për çpimin e puseve të ujit deri ne vitin 1990, kur shpërtheu Revolucioni i kadifejtë. Pas disidentit Vaclav Havel, për popullaritet ai vinte i dyti, renditje që mbajti deri në ditën e vdekjes së tij në vitin 2000.
Po pse ndodhte kështu? Sepse si në Republikën e parë, 1918-1938, ashtu dhe në të dytën, 1945-1990, lëvizja sportive ishte tepër masive. Kulmi i tyre ishin Lojërat e Sokolëve (ne republikën e parë) dhe Spartakiadat Kombëtare (në të dytën), ku pjesemaresit e kalonin gjysmë milionin e njerëzve.
Mund të ishe student i arteve, mjekësisë apo shkencave ekzakte por programet sportive, në ciklin e mesëm apo të lartë, ishin të plota dhe të njëjta. Volejbolli, noti, rrëshqitjet me ski në malet me dëbore në dimër ishin programe të çdo fakulteti.
Pasi kisha provuar të gjitha llojet e sporteve që mund të praktikoheshin ne terrenet e qytetit në verën e vitit 1958, studentët e Akademisë së Arteve së bashku me ata të fakultetit të bujqësisë, në kuadër të programit sportiv do të shkonin kësaj here ne Tzhebonj, qytezë mesjetare në jug të Çekisë ku ndodheshin edhe strukturat sportive, për përgatitjen e sportistëve më të mirë për kompeticione ndërkombëtare.
Aty do të praktikonim ato disiplina sportive që nuk mund të bëheshin në Pragë. Badmintoni, bejsbolli, tenisi, kanotazhi, noti në liqen ishin pjesë e programit 15 ditor. Kushte ideale. Vila në brendësi të pyllit a pak më tej një liqen.
Profesori i kulturës fizike, një mesoburrë trupngjeshur e simpatik, në orët e pushimit, na mësonte shumëçka veç për sport nuk fliste.
Në mesin e stërvitjeve sportive na udhëzoi që në mëngjes që të shkonim në pyll e të mblidhnim trungje të prera. Arsyeja?… Sot në mbrëmje do provonim Saunën e vërtetë finlandeze. Buzë liqenit qëndronte një barakë druri. Në brendësi, në mes të dhomës blloqe të mëdhej gurësh. Aty i vendosëm trungjet e prera dhe i ndezëm dorë pas dore. Nga pasditja gurët ishin nxehur së tepërmi. Kur filloi të bjerë muzgu, profesori na ftoi të shkojmë në barakë. Vetëm djemtë. I pari u zhvesh lakuriq profesori. Pas tij të gjithë ne. Na tregoi se mund të uleshim në shkallët e drunjta. Por kujdes! Sa më lart shkallëve aq më i nxehtë do të ishte avulli. E zbrazi sipër gurëve bidonin e parë me ujë dhe për pak çaste çdo gjë avulloi. Pastaj të dytin e të tretin. Nga avulli mezi dallonim njëri tjetrin. E përmes këtij avulli dëgjonim profesorin të na thoshte se Sauna është sporti më popullor në Finlandë, po jo veç atje po edhe në Suedi e Norvegji. E preferojnë këtë sport veçanërisht në dimër dhe pasi trupi nxehet e nxehet e djersitet në çdo por të tij dalin nga baraka dhe shtrihen në dëborë.
Pas gjysmë ore kullonim djersë. E në një moment të caktuar profesori na urdhëroi të dalim prej andej dhe përmes një ure që lidhte barakën më liqenin të vraponim dhe të hidheshim zhyt në liqen. Veçse urë nuk ishte. Mbi plinta druri të ngulitura në tokën e butë shtriheshin dy listela druri e anash tyre kallamishte të larta mbi tri metra. Vrapuam njësh kolonë e më pas plluq e plluq hidheshim ne liqen. Kënaqësi e paparë.
Dhe çudia ndodhi. Duke u kthyer për të vilat e banimit nuk ndjenim asnjë peshë në trup. Ndjeheshin të lehtë si të ecnim në Hënë. Pasi bëra dush me ujë të ngrohtë dhe vesha tutat blu, i gatshëm për të shkuar në mensë dëgjoj Vashkun të më thotë se po më kërkon Shofri. Dola nga vila ime dhe shkova te ajo përbri times. I thërras, po në vilë s’ka njeri. I thërras për së dyti, asgjë. Pas pak dëgjoj një zë që gati pëshpëriste: Piroo!….Pirooo!
Pëshpërima vinte nga tjetërkund. Nga kallamishtet e larta buzë liqenit. Afrohem andej nga vinte zëri dhe e gjej Shofrin të fshehur mbas tyre.
Ç’po bën këtu?
Në Saunë kane shkuar vajzat. Pas pak do dalin. Mbuloji duart me mëngët e tutave dhe eja pas meje poshtë urës.
A je në vete? Po është turp!
Çfarë turpi? Ne jemi kineastë. Ndoshta një ditë do të na duhet të realizojmë një skenë të tille në film. Pse ta vrasim mendjen se si ta bëjmë kur mund ta shohim në praktike si ndodh.
Më bindi. Fundja dhe unë kineast do bëhesha. Duke u zvaritur mbërritëm poshtë listelave, që ishin të barazlarguara nja pese a dhjetë centimetra larg njëra tjetrës. U shtrimë barkas me sytë drejt listelave. Nga baraka vinin çuçurimat e vajzave. Nuk vonoi dhe dera u hap. Njëlloj si ne, gjysmë ore më parë, në njësh kolonë vraponin kineastet dhe agronomet e ardhshme. Përmes të çarave dallonim të kalonin ato. Diçka e errët midis këmbëve të tyre dallohej turbull. E më pas u ngritëm gjithë kujdes për të parë siluetat e kokave të tyre ne liqen dhe britmat e kënaqësisë që u jepte uji i liqenit.
Kursi i tretë i degës se kamerës përbehej nga gjashtë studentë. Pesë çekë dhe unë. Jaromir Shofri ishte padyshim më kontroversi dhe më i dalluari ndër ne të gjashtë. Në çfarëdolloj detyre praktike mënyra e ndriçimit dhe kompozimit të kuadrit ishte gjithmonë ndryshe nga ajo e jona, tradicionalja.
Pas mbarimit të studimeve vetëm përmes revistës “Film a Doba”, që vinte rregullisht në bibliotekën e Kinostudios mësoja diçka për shokët e mi. Dhe ja papritur në vitin 1967 mësoj se “Trenat e syrvejuar rreptësisht” me skenar të Bohumil Hrabalit, regji të Jirzhi Menzelit dhe kamera të Jaromir Shofrit rrëmbeu aty në Hollivud çmimin Oskar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. Menzli i kishte mbushur 28 vjet ndërsa Shofri 27.
Pas viteve nëntëdhjetë, kur kisha mundësi të kthehesha aty ku kisha studiuar, dorë pas dore, i pashë gjithë filmat e Menzelit po dhe të Shofrit, se ata pas vitit 1967 nuk e ndërprenë asnjëherë bashkëpunimin e tyre që kishte filluar që në fakultet. Po në asnjë film nuk pashë ndonjë episod që të kishte lidhje me saunën finlandeze dhe përgjimin poshtë urës të vajzave lakuriqe. Skena erotike sa të duash, por jo me Sauna.
Kur bëja rolin e aktorit në filmin Lamerika të Xhani Amelios, pas punës, në mbrëmje darkën e haja pothuajse gjithmonë me Enzo Porcellin, drejtorin ekzekutiv të filmit. Ndoshta afërsia në moshë, apo kënaqësia e të treguarit të ndodhive “aventuroze” në kohën e studentllëkut tim në Pragë dhe të tij në Romë na afruan shumë. Ishte ai që më nxiti që t’i hidhja ne letër këto aventura për një skenar filmi të ardhshëm. Se si ndodhi për të mbërritur deri te shkrimi dhe realizimi i filmit “Trishtimi i Zonjës Shnajder” do të duhej shumë kohë ndaj po kaloj te momenti kur hyra në bisedime me zonjën Tomsova për kooproduksionin e filmit. Edhe pse e pëlqeu skenarin që në lexim të parë, rekomandoi se një bashkëpunim me një skenarist cek ndoshta do t’i jepte më tepër vlera filmit. Pa asnjë hezitim pranova. Pas disa ditësh në zyrën e Tomsoves u shfaq një djale i ri, bashkëskenaristi im. Quhej Radek Shofr. Radku paskish qenë djali i shokut tim Jaromirit. O Botë e madhe sa e vogel je, ndonjëherë… Ja dhashë skenarin dhe e paralajmërova: -Ki kujdes me episodin e Saunës finlandeze. Se ai që provokon Lekë Serianin të përgjojë vajzat lakuriqe nuk është tjetër kush veç se babai yt Jaromiri. Dhe ja ku doli. Pas dyzet e shtatë vjetësh po rikrijoja atë që më ndodhi mua dhe Shofrit në Tzhebonj. Shofri paskish pasë të drejtë. Nuk kisha pse të fantazoja, mjafton të bëja atë që kisha bërë kur nuk i kisha mbushur akoma 21 vjet.
Premiera e filmit në Prage u bë në kinema Lucerna me 600 e ca spektatorë e midis tyre padyshim edhe Jaromir Shofri. Do të shihte punën e shokut të tij të klasës dhe të djalit të tij.
Nuk di në se e pëlqeu filmin por pasi më përqafoi më tha:
– Të lumtë shoku! Ti dole më i zoti nga ne të gjashtë në degën e kamerës.
– E kush e thotë këtë! Shoku që ka fituar çmimin Oskar. Çfarë ironie!
– Oskar po, po si kameraman. Ndërsa ti u bëre regjisor.
– Me një fjale i vetmi që tradhtoi zanatin e fillimit.
– Nuk je i vetmi. Plot të tjerë si ty e kanë bërë këtë gjë. Po ai përgjimi ja vlejti në Tzhebonj. I dha filmit më shumë poezi.
Shume i dashuri, shume i vyeri, shume njerezori Pirro Milkani!
Pervec vepres se vet artistike, vjen here pas here me mesazhe te tilla plot jete dhe mendim, qofte edhe si skica te shkurtra, por qe kane ndermjet rreshtave, hapsiren e nje romani.
Kam pasur rastin dhe fatin, per nje periudhe kohe gjate viteve 90-te ta njoh drejtpersedrejti zotin Milkani dhe nuk e kam te veshtire te dalloj se Pirroja eshte i njejte si njeri, si artist dhe si intelektual,eshte nje personalitet qe buron miresi e kulture dhe dhe nje model i rralle qe do te donim ta shihnim me shpesh si dukuri te jetes sone publike.
Me kete rast, do te doja te ndaja me te gjithe nje ndjesi timen qe ka te beje me mesazh te rendesishem.
Nese shkojme ndermend personalitetet me te rendesishme te jetes, te shkences, te artit dhe te kultures shqiptare te shekullit te 20-te, nuk eshte e vertete te veme re se shumica dermuese e tyre jane shkolluar jashte shqiperise, ne qendra te medha ose jo te medha te traditave boterore ne fushat perkatese dhe, pasi jane kthyer ne Shqiperi, jo vetem kane levruar dhe kontribuar ne keto drejtime te dijes apo artit, por njeherazi jane bere modele te intelektualizmit dhe humanizmit si dhe kontribues te jetes shoqerore, politike apo publicistikes sone.
E pra, ajo qe i ka bere ata te tille, ka qene edukimi, shkolla dhe pervetesimi i traditave kulturore te metropoleve arsimore te huaja ku ata kane patur fatin apo rastin te jene formuar.
Ky eshte pra, roli i shkolles, arsimimit dhe edukimit ne jeten dhe ne progresin e nje vendi.
Ja pse, te investosh ne arsim, eshte si te mbjellesh farat e fidanet e progresit, mbarevajtjes dhe humanizmit ne shoqeri.
Ja pse, resorset e vendit me se pari duhet te jene ne arsimim dhe ne edukim dhe sado te shpenzohet eshte gjithmone e pamjaftueshme.
Ja pse, arsimi eshte ceshtje mbi palet, as e maxhorances, as e opozites, por e gjithe shoqerise dhe eshte nje proces i vazhdueshem, i shtrire ne kohe dhe jo nje aksion qe e nxisin rrethana te castit apo qe plotson kerkesa te castit.
Ja pse, politizimi e vret objektivin e arsimimit, e ngushton objektivin e tij dhe redukton mjetet e realizimit te tij.
Arsimimi, eshte imperativ kombetar, i barazvlefshem me bashkimin kombetar.
Kombet me arsim te gjymtuar apo te deformuar, jane te destinuar te zvarriten ne skllaveri ose te zhduken.
“Dhe drite e diturise, perpara do ne shpjere” na thote amaneti i te ndriturit Naim Frasheri, Naimit tone te madh.
Kombi yne do te behet i krahasueshem me kombet e tjere te zhvilluar dhe te qyteteruar, vetem kur arsimi dhe edukimi yne do te jene te krahasueshem me ato te ketyre kombeve.
Ate revolucionin kulturor qe NUK ISHTE KULTUROR,e ka thene shoku enver tek shenime per Kinen,prandaj mos kopjo shoku Pirro!
Dhe vertete qe ju nuk u bete dot regjisore.
Te gjithe ju kameramanet e Kinostudios nuk u bete kurre Regjisore filmash.
Keni pasur sukses ne Kine?
Atehere ne vitet e miqesise me Kinen,populli Shkodran thoshte:-Ka filma te dobet,ka filma te pashikueshem,ka edhe filma kineze.
Shoku Pirro e ka hallin tek 320 milion kinezet,qe nuk prodhuan dot 320 miljon dollare per te.
Ketu fajin e ka Partia.Sepse partia mori Hidrocentralet,Azotikun,Metalurgjikun,Topat dhe Tanket dhe supersonikun,pa Dollare dhe ato filma me 6000 dollare copa shume turp qe i ka blere Kina,sepse Kina nuk ju shiti gje,VETEM JU FALI.
Rrofte populli punetor dhe i urte kinez!
@demo
Bashkohem me ty: rrofte populli punetor dhe i urte kinez. Por qe nuk eshte budalla. Ka filozofine e tij.