Letër e nënshkruar,
Eqerem Kajo
Vendit tonë fatkeqesisht nuk i kanë munguar rufjanët politikë që nga Hamza Kastroti tek Esat Toptani, Ahmet Zogu e deri te Sali Berisha e Lul Sali Basha. Berisha ka 25 vjet që me bëmat e krimet e tij po ja mer shpirtin popullit, por edhe tani që ka rëne nga fiku dhe ka ngelur një maskë Hallouini, nuk le gurë pa lëvizur dhe bllokon parlamentin me orë të tëra. Por nuk u mjaftoka vetëm me këtë Pinoçet shqiptar. Na dolli dhe një pjellë tjetër nga hundet e këtij rufjani, Lul Basha, i cili në pak kohë po konkurron me krime dhe dëme babanë e tij ideologjik. Ky rufjan i vogel politik nuk durohet. S’ka ç’i duhet as popullit e as PD sepse ai nuk ka asgje ne tru, ështe pa shtyllë krizore, busulla e tij është ç’manjetizuar, është një kallp pa as një vlerë. Dy rufjanët politikë janë bërë si qen të terbuar, që duhen izoluar se ata infektojnë njerëzit e ndershëm. Por dhe disa media në 24 orë transmentojnë gënjeshtrat e tyre.
Së fundi do të thosha, me qenë se rufjani i vogël ka disa herë me histerizëm pathologjik që i bën thirrje popullit për mosbindje civile”, a është kjo thirrje e nje diktatori fashisto-nazist, apo e një demokrati që flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës? Dua të di e lejon këtë thirrje kodi penal e kushtetuta, kur dihet se populli e zgjodhi vetë këtë qeveri me votën e lirë. Dhe nëse është e dënueshme, drejtësia të mbajë qëndrim se këto thirrje janë vetëm për destabilizim.

Per te dy duhet te veproj urgjetisht Drejtesia dhe Qeveria .