Dy satira

Ornela

Meta bën autogol me poezinë e Nolit:”Anës lumenjve!.”

Ikën edhe vjen,
kohë e maskarenjve,
ndaj vajton poeti,
në anë të lumenjve!

Një nga kryeveprat,
nga imzot Fan Noli,
që sot Ilir Meta,
për çudi e solli!

Po them: “Për çudi!.”,
se s’mbaron çudia,
se dhe kundër Metës,
është poezia!

Edhe kundra Metës,
dhe gjithë fajdexhinjve,
atyre që vodhën,
shufrat e florinjve!

Metës s’i shpëtoi,
ditë e poezisë,
të na sillte Nolin,
në kohë të Pandemisë!

Dhe unë ndaj me Metën,
të njëjtin mendim,
se”Anës lumenjve”,
nuk ka krahasim!

Se s’ka krahasim,
i madhi Fan Nol,
po Meta ka bërë,
një autogol!

Meta pa dyshim,
hyn tek derbederët,
vendin e bën kripë,
ai dhe të tjerët!

Noli-anë lumenjve,
gjëmon porsi deti,
Shqipëri e shkretë,
në ç’duar na mbeti!

Në ç’duar të ndyra,
në dhëmbët e bishës,
të babait të krimit,
herr Sali Berishës!

Luçiano Boçi një simbol i njeriut ordiner!

Për dhunë Gjergj Lucën,
Luçiano akuzoi,
një çarçaf të tërë,
kundër tija shkroi!

Na thotë se Gjergji,
keq e ka dhunuar,
me grushte dhe shqelma,
e ka masakruar!

E paraqet gjendjen,
si në film horror,
po e pamë në vidio,
se gënjen ky horr!

Ky horr-pedagog,
në universitet,
ç’ka shpifur për Lucën,
i ka bërë vetë!

Grushton si rrugaç,
ky lloj kokoroçi,
profesori i leshit,
ish deputet Boçi!

Mbi Gjergjin që mbrohej,
pa pushim grushtonte,
Luli me urgjencë,
duhej ta shkarkonte!

Duhej ta shkarkonte,
nga fushata fare,
se dhe celularin,
vodhi ashiqare!

S’ka nevojë për Boçin,
të flasim me takt,
surrati i PD-së,
ky është në fakt!

Surrati i PD-së,
që kërkon pushtet,
me këta rrugaçë,
medet e medet!

Luca s’është aspak,
një i turpëruar,
kur katër pesë vetë,
e kishin rrethuar!

A.DUKA

Share This Article
3 Comments
  • SHKËRDHATOKRACIA DHE VOTA

    Të arratisur e syrgjynosur,
    këtu varfëria ka pllakosur,
    por askush s’ka vdek për bukë,
    thotë piktori sharlatan dallkauk!

    E me PPP vjedh pafund vazhdon,
    monumente kulture shkatërron,
    në vend të tyre fasada mjerane,
    se po ”lulëzon” rilindja urbane.

    Meta dekoron sharlatanët fetarë,
    nxehet e policët bokson si ”i marrë”,
    rëndësi ka sa shumë vota do ketë partia,
    në pushtet ardhtë Mona dhe LSI-a.

    Luli më në fund e nxorri një libër,
    a thua sikur po del nga politika,
    ai është misionar, i bën mirë llogaritë,
    dhe pse s’merr vesh nga matematika!

    Në 30 vite vetëm me mashtrime,
    premtime bosh nëpër fjalime,
    e populli prapë këtyre i beson,
    s’ka memorie e çdo gjë harron.

    Akoma i premtohet ujë 24 orë,
    këtij populli si dele me këmborë,
    do bëjnë aeroporte edhe kulla,
    projekte 3D me firma e vula.

    Kështu premton Ramë-madhëria,
    që 8 vite vetëm vodhi ky mavria.
    Ha e fryhet e s’ka të ngopur,
    popullin e bizneset keq i ka rropur.

    Nëpër spitale njerëzit po vdesin,
    vaksinën anti-covid me ankth presin,
    e aq pak sa janë, radhën e vë partia,
    nga frika e spitalit, kurohen te shtëpia.

    Frikë mos keni se ka një komitet,
    me ca shkencëtarë partie për ibret,
    kur sa urdhëron Edvini dora vetë,
    poshtë Hipokrati, bëhen deputetë.

    Ç’t’ju them tjetër e ç’t’ju mollois,
    ky palaço vendin keq ka katandis,
    e po kërkon përsëri tjetër mandat,
    një piktor leshi, thjesht një shkërdhatë!

    Me propagandë nëpër rrjete sociale,
    me maskë jashtë por jo në lokale,
    me media e sonadazhe krejt të blera,
    përpara o shokë, për fitorje përhera!

    Me militantë gjithandej nëpër forume,
    servilizmat janë patjetër të sigurume,
    bravo gazetar a bejtexhi të lumtë pena,
    se për partinë ne gati kurdoherë jena!

    Arben Duka thotë se Krishtin po pret,
    e kështu hiç mendjen s’po e vret,
    me opozitën keq se ç’e ka gjet,
    Enverin e kishte dhe e ka si mbret.

    Iu bie tërë gazetarëve që i kritikojnë Ramën,
    edhe pse ky popullit i ka sjellë dramën,
    por Edvin piktori është batutaxhi,
    dramën ta bën të duket tragji-komedi.

    E kështu le të qeshim me hallet tona,
    dhe emisione humoristike kemi plot,
    nuk i mjaftoi Portokallia Edramës,
    i duhej dhe Kosherja që të qeshim kot!

    Ky piktori klloun e si magjistar,
    gjithë pushtetet i ka marrë,
    kjo s’mjafton do dhe të tallet,
    me batuta do i kalojmë hallet?

    Prandaj në zgjedhje kur të shkoni,
    votën kur ta hidhni mirë mendoni,
    pëndryshe 4 vite llogari dot s’do kërkoni,
    si në diktaturë keq do përfundoni.

    Shkoni votoni dhe mos kini frikë,
    me shkelma sharlatanin ta bëni të ikë,
    pushtetin e ka populli, pra ju duhet ta keni,
    që zotër të këtij vendi veç ju të jeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *