Dy Sheh dhe një Medi

Dita

Deputeti Ylli Shehu kaloi me LSInë dhe menjëherë, Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, nxitoi të lëshonte një deklaratë armiqësore
ndaj këtij morali. “LSI është vendi ku mblidhen mizat”, tha Mediu.
Vetë Shehu deklaroi se kishte kaluar me LSI-në se “nuk ishte kandiduar Agron Duka në Durrës”. Por, Tritan Shehu habit, teksa thotë se Ylli Shehu kishte nënshkruar për të qenë dy vite deputet, dhe pastaj do zëvendësohej. “Një deputet tjetër, i PR këtë herë, i quajtur Ylli largohet drejt LSI, drejt maxhorancës. Unë nuk çuditem, ashtu si nuk u çudita dhe me tjerët si ai më parë, edhe janë jo pak tashmë. Është
kthyer ky në një fenomen, tipik për “Afrikën Qendrore”.

Kolegët e PR ankohen, megjithëse duhet thënë se kjo “risi” nuk prek vetëm PR, është “gjithëpërfshirëse”. Sidoqoftë parandalimi duhet menduar shumë më përpara, atëherë kur caktohen emrat e kandidatëve! Atëherë kur partitë e vërteta si PD “ushqejnë” artificialisht
partiçkat. Dhe kështu lind me tej kjo “Calcio Mercato Deputetësh”. Më befasoi dhe diçka tjetër: Ky deputet kishte nënshkruar një marrëveshje për të qëndruar në Parlament vetëm dy vite, dhe më tej do të zëvendësohej. Nuk besoj se mund të ekzistojë një marrëveshje e tillë në politikë më amorale dhe më përbuzëse për elektoratin”, shkruan Shehu në Facebook. Meqë ra fjala, ça e ka Tritan Shehu, Ylli Shehun? Nga ana tjetër, ky kalim na kujton një shprehje që e përdorin shpesh partitë sa herë duan të rekrutojnë emra në mesin e tyre: më mirë një yll më pak se sa një mistrec më shumë, por nuk është rasti i këtij Ylli…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *