Një sasi e konsiderueshme tritoli iu vendos dhe shpërtheu në një banesë të braktisur në lagjen “Qafë Hardhi” në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:30. Tritoli u vendos në derën e shtëpisë së Nikollë Arrës, babai i ish-basketbollistit Nikolin Arra.
Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së banesës në dy vende të ndryshme. Shpërthimet kanë qenë të njëpasnjëshme dhe të fuqishme, pasi sasia e tritolit ishte e konsiderueshme. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, pasi prej pak kohësh familja Arra ishte larguar.
o.j/dita

Kjo lagjia “Qafe Hardhi” ku ndodhet ne hene?