Grigor Basha dhe Mikel Çuni, janë dy studentë nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës, të cilët së fundmi përfaqësojnë Shqipërinë në një garë ndërkombëtare. Nuk bëhet fjalë për një konkurs shifrash dhe llogarish, por për një konkurs, i cii ka të bëjë me teknologjinë.
Këta të dy studentë, konkurrojnë dhe përfaqësojnë vendin tonë në garën GIST TECH-i Competition 2015 e cila është e mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Maketi i tyre u rendit në këtë konkurs midis 15 projekteve më të mira nga 792 projekte të ardhura prej 74 shtete të botës. Me votimin e ekspertëve ata janë në fazën gjysmë-finale.
Krijimi i tyre si ide dhe si prototip lindi gjatë një detyre universitare dhe më pas ajo u zhvillua për t’u paraqitur në konkursin ndërkombëtar.
Grigori na tregon se gjatë orëve të mësimit në Fakultetin Ekonomik, nuk kishin se ku ta vendoste telefonin e tij për t’u mbushur me bateri, për shkak se prizat ishin gjitha të zëna. Kjo e ngacmoi atë dhe mikun e tij që të shpiknin një formë të re, të karikimit të telefonave. Pasi e kopsitën mirë idenë e tyre ata konkurruan në StartUp Live Tirana ku edhe ftuan vendin e parë. Më pas me të njëjtin projekt garuan në GIST TECH-i Competition 2015, e tani janë në garë për top-7 skuadrat të cilat do shkojnë në Kenia në Samitin Ndërkombëtarë të Inovacionit.
Të karikosh telefonin me energji diellore
Inovacioni me të cilin këta studentë na përfaqësojnë quhet Smart Charging, ku synohet të ndërtohet një stacion me strukturë multifunksionale e cila do ta përdorë energjinë e rinovueshme, panelet diellore për të bërë të mundur mbushjen e telefonave celularë, gjithashtu struktura do të ketë një sërë funksionesh të tjera si për shembull opsioni Wi-Fi, logimi në internet etj.
Kush janë?
Në folëm nga afër me djemtë, nga të cilët mësuam se janë shokë fëmijërie dhe rastësia i çojë që të realizojnë një projekt bashkë.
Grigor Basha është 21 vjeç. Ka lindur dhe banon në qytetin e Durrësit, vazhdon studimet në vit të tretë administrim biznes në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Tiranës.
Ndërsa Mikel Çuni është 22 vjeç. Ai ka lindur në Mirditë, banon në Durrës, dhe ashtu si Grigori është student në vitin e tretë, dega financë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.
Përditshmëria e tyre, është ajo e dy të rinjve që punojnë dhe sakrifikojnë për të studiuar, por edhe për të marrë pjesë në gara të ndryshme, siç është kjo për të cilën po flasim.
Mikel thotë se: “Në jetën e përditshme jemi student, në sezonin e verës punojmë si kamerier dhe call center, ndërsa ideja e kësaj shpikje na lindi krejt rastësisht duke parë që në ambientet studentore mungojnë mundësitë për të karikuar telefonat ne raste emergjence”.
Dyshimit tonë, nëse këto ide vihen lehtë në zbatim apo mbeten thjesht eksperimente, Grigori i përgjigjet: “Patjetër që vihet shumë lehtë në zbatim për më tepër ne kemi arritur të realizojmë dhe një prototip të smart charging”.
Sipas djemve, megjithëse është folur shumë, deri më tani nuk ka patur më parë diçka konkrete si ky projekt, dhe sipas tyre ajo që ata kanë sjell është e re dhe e realizueshme.
“E veçanta është sepse tentohet t’i jepet një zgjidhje njerëzimit për përdorimin e energjisë diellore për mbushjen e telefonave celulare, gjë që deri më tani ne nuk kemi informacione se është realizuar ndokund si projekt në tërësi, pasi që ide për realizimin e këtij projekti kishte në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike nga disa student, por nuk është realizuar. Risi është sepse si edhe e dimë që, përdorimi i energjisë diellore në Shqipëri dhe Kosovë është në nivel jo të kënaqshëm, ndaj me këtë projekt mendoj se do të rrisim vetëdijen në popull për shfrytëzimin e energjisë diellore, duke krijuar kështu edhe mjedise më shumë ekologjikë”- na shpjegon Mikeli.
Po çfarë i shtynë këta studentë të ekonomikut të merren me shpikje të tilla. Grigori nuk ka një përgjigje konkrete, por thotë se kjo që po bën tani është pasion, durim, por mbi të gjitha edhe dëshirë për ta çuar deri në fund një punë të nisur. “Pasioni për teknologjinë inovacionin zhvillimet shkencore dhe sigurisht nevoja për të karikuar telefonat me sa më pak kosto. Kultura për energjinë e rinovueshme. Ambicia jonë është së pari arritja në finale të Gist Tech- i 2015 dhe më pas sigurisht vënia në jetë e Smart charging”.
Një votë për shkencën
Nga 792 projekte të ardhura nga 74 vende të ndryshme të botës, ideja e Grigorit dhe Mikelit u përzgjodh tek 15 më të mirat. Për të shkuar me tej dhe për të marrë pjesë në finalen e madhe ata kanë nevojë për mbështetje me anë të votës tonë. Duke klikuar në linkun e mëposhtëm ne mund t’i japim një shans Shqipërisë të përfaqësohet me këta dy të rinj inovatorë në finalen e madhe të këtij konkursi, në Samitin Botëror të Sipërmarrjes 2015 në Kenia. Andaj të nderuar ju ftojmë të gjithëve te votoni për #smartboys në linkun e mëposhtëm https://revieë.ëizehive.com/voting/vieë/aaaspublicvote2014/29968/2875401/0
Numri i votimeve është i pakufizuar mjafton të votoni njëherë çdo 24 orë me një adrese e-maili aktive ose me një llogari aktive Facebook-u. Sa më shumë e-maile aktive aq më tepër vota e aq më tepër shanse për Shqipërinë dhe shqiptarët për t’u përfaqësuar në finalen e madhe. Votimi përfundim me datë 11 Qershor.

kete inovacionin e blini tek aliexpress per 19 dollare ,
Qekur ky na paska qene inovacion ka ekzistuar shum kohe perpara, skan bere ndonje gje te jashtzakonshme, merr nje panel diellor e lidh me nje fish telefoni dhe e nxjerr ne diell.
kushdo mund ta bej kete. kete produkt mund ta blesh kudo
http://bottleponics.com/products/accessories/allpowers-solar-battery-charger-16w-portable-solar-panel-charger-iphone-external-battey-pack-backup-power-bank-battery-travel-charger-with-5v-usb-port-compatible-with-iphone-ipad-samsung-b/
Besoje qe ata qe kane dhene vlersimin,dine me shume se dy komentuesit e mesiperm. Komplimenti dy djemeve.
Kinezet kane 2 – 3 vjet qe po shesin masivisht ne vendet e varfra te Afrikes celulare qe karikohen nga rrezet e diellit. Pra kete djemte jane ca te vonuar ne “shpikjen” e tyre.
Te nderuar komentues ideja inovative e ketyre studenteve eshte e jashtezakonshme. Fakti qe jane ne top 15 e botes e verteton kete. Turp juve qe ne vend ti mbeshtesni studentet shqiptar ne kete gare beni komente te tilla pa lidhje.
Te nderuar miq ndoshta nuk keni faj qe beni komente “pa lidhje” pasi duhet te kuptoni qe nje artikull gazete ka nje sasi te limituar informacioni. Ideja jone sunon ndertimin e nje strukture multifunksionale pra jo vetem ai moketi ai eshte thjesht nje prototip ne synojme te ndertojme nje strukture afer spitaleve universiteteve rrugeve kryesore te Shqiperise. Karikimi i telefonave do te jete vetem sherbimi baze pasi aty do te kete mundesi per logim ne internet reklamime biznesi etj. Ju lutem para se te komentoni siguroni nje informacion te bollshem.