Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Duke lënë mënjanë “alta politica” që ne shqiptarët e kemi aftësi gjenetike e i japim mend edhe Amerikës, po them dy fjalë për një problem “tokësor”. Fillimisht duhet të përgëzoj gazetën e vetme që është kthyer në një lloj institucioni ku ne, të thjeshtët dëgjohemi. Merr vlerë akoma më shumë pasi ata që paguajmë për të na dëgjuar nuk e rru…. fare. Është fjala për rrugën e Kavajës. Pa injoruar punën vërtetë të dukshme të Bashkisë, detyrohem të sugjeroj dy mangësi të rëndësishme.
Së pari, trotuaret e saj e sidomos jugori janë kthyer nga në shërbim të qytetarit në rrezik për të. Sidomos atyre që ju mungon përgatitja atletike, pasi rrezikojnë kaviljet çdo ditë. Ai trotuar është vërtetë i pakalueshëm.
Së dyti, sinjalistika. I qava hallin një polici rrugor. Më dha të drejtë, por më “udhëzoi” për një peticion në Drejtorinë e Përgjithshme! Aty vijat e bardha janë kthyer në pak ose aspak të dukshme. Makinat shqiptare po nuk i njohin fare dhe kalojnë mbi to mbi normat e shpejtësisë. Mungojnë së paku dy aparate matëse shpejtësie me kamera për të monitoruar gjendjen e mbase për të shpëtuar jetë njerëzish (këto m’i tregoi polici). Shpresoj te kryetari, që me sa kam dëgjuar “di” të ecë edhe në këmbë, edhe me makinë. Mbase mund të ketë ndonjë projekt në të ardhmen, por them që puna nuk pret aq gjatë. Të shohim! Ama DITA meriton falënderimin tim të sinqertë. Profeti
