Dy shqiptarë ndalen me 15 kg kokainë me vlerë 300-400 mijë euro në Gjermani

Bledar Lumani

Policia gjermane ka arrestuar dy shqiptarë për trafik droge.

Sipas mediave gjermane, atyre iu sekuestruan 15 kg kokaine, vlera e së cilës shkon në 300-400 mijë euro.

Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet e ditur, ndërsa mediat thonë se mosha e tyre është përkatësisht 35 dhe 22 vjeç.

Ata u kapën teksa po udhëtonin me makinë në autostradë, në drejtimin Munih-Salzburg.

Mësohet se droga ka pasur si destinacion Italinë.

Dy shqiptarët e arrestuar jetonin në Nordrhein Westfallen./b.l

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *