Shkëlzen Gashi dhe Jahmir Hyka, dy futbollistët e kombëtares shqiptare, janë përfshirë në listën e 5 kandidatëve për çmimin e futbollistit të muajit prill në kampionatin zviceran nga gazeta prestigjioze “Blick”. Tre rivalët e tjerë për dyshen shqiptare janë janë Mario Gavranovic i Zurichut, Guillaume Faivre i Thunit dhe Geoffroy Serey Die i Sionit. Shkëlzen Gashi, i cili aktivizohet në radhët e Grasshopers, momentalist kryeson edhe listën e golashënuesve më të mirë të Superligës së Zvicrës, me 13 finalizime, dhe jo më kot ky sezon konsiderohet më i miri i karrierës së tij. Golin e fundit e shënoi fundjavën e kaluar në barazimin 1-1 në fushën e Bazelit.
