Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur në Milano pas një sherri mes tyre.
Njëri prej tyre mbeti i plagosur me bajonetë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Garibaldi”, pak metra larg nga Komuna Corsico, shkruan il Giorno.
46-vjeçari i plagosur më rëndë u transportua me urgjencë në spitalin “Humanitas”. Rreth e qark perleshjes kishte shumë njerëz.
