Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një postimi në Facebook ka uruar dy shqiptaret nga Kosova, Rita Orën dhe Blerina Kllokoqi Rugovën për mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oskar.
Rita mori pjesë aty për kolonën zanore me këngën “Grateful”, ndërsa aktorja Jon Mack veshi kreacionet e Blerinës.
“Këtë vit janë dy arsye më shumë për të parë Oskarin dhe për t’u krenuar me dy talentet e reja të Kosovës: Rita Ora që do të performojë këngën ‘Grateful’ dhe fustanet e dizajneres së modës, Blerina Kllokoqi Rugova, që do të vishen nga aktorja, muzikantja dhe producentja amerikane, Jon Mack.
Le t’i urojmë së bashku Ritën dhe Blerinën për këtë sukses mahnitës! Ju na bëni krenarë”, thuhet në një postim të Ambasadës së SHBA-ve në Facebook / DITA


ARUAT BUKURINE / ID