“Dy standarde për Ina Ramën”

anazapta

Në rastin e Ina Ramës drejtësia po vepron me dy standarde. Denoncimi këtë herë ka ardhur nga avokati mbrojtës i kryeprokurores Fatmir Brraka, i cili ka reaguar pas vendimit të dhëne nga Gjykata Administrative, e cila rrëzoi kërkesën e kryeprokurores për përjashtimin nga gjykimi të gjyqtarit Emiliano Ruli. Brraka, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Dhomës së Avokatisë së Tiranës, thotë se megjithëse në kushte të pabarabarta, serish ata do të vijon betejën gjyqësore. Në datën 24 shkurt, Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrezoi kërkesën e Ina Ramës për t’u kthyer si gjyqtarë në apelin civil. Anëtaret e KLD-së vendosën me shumicë votash të rrezojnë kërkesën, me arsyetimin se zj Ina Rama ka qene gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Renda dhe jo në Gjykatën e Apelit Tiranë. Sipas KLD-së, për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ajo duhet t’i nënshtrohej procedurave të konkurrimit, së bashku me kandidatet e tjerë pretendentë për në atë Gjykatë. KLD  ka propozuar më herët që Ina Rama të ushtronte detyrën e anëtares së Gjykatës së Apelit për krime të renda. Zonja Rama nuk e ka pranuar me arsyetimin se, duke mbajtur postin e Prokurores së Përgjithshme ka firmosur nisjen e hetimeve dhe arrestimet e të gjithë të dyshuarve për krime të renda të çilet vijojnë të gjykohen pranë kësaj Gjykate. / VIZION PLUS

 

Share This Article
5 Comments
  • He moj Sivia nuke po na tregon sagje per 21 janarin…apo keshtu te porositi partia te mbashe gojen te mbyllur….nga Silvia ne Lavire bulevardi….ky eshte Berisha per hir te karriges i pjeke shqipetaret i bene kukurec.

  • INA RAMA E KA VENDIN NE BURG.

    1. SHITI DOSJEN E ILIR METES, NUK E ANKIMOI NE STRASBURG (SIC I THA SEQUI
    PUBLIKISHT), POR MORI PARATE DHE U MBYLL CESHTJA.

    2. NJE BIZNESMEN E AKUZOI PUBLIKISHT DHE ZYRTARISHT RAMEN PER 20% E TAN
    LEPRIT NUK DENJOI AS TA THERRASE FORMALISHT EDI RAMEN PER AKUZEN, POR
    VAJTI E GRISI LETREN E AKUZES

    3. STANDARTET VLEJNE PER NJEREZ NORMAL DHE ME MORAL, JO PER NJEREZ QE E
    KANE MENDJEN GJITHE DITEN TEK LESHTE E CFARE NGJYRE DO TI LYEJNE.

  • O Arben o Idiot! Ku e ke pare standartin qe i kerkon Ina Rames ti! Tek Sollaku apo Llalla! Apo nuk ju mjaftoi qe e neperkembet dhe e penguat persa kohe ishte Prokurore e Pergjithshme!
    Ik ore funderrine! Ta kishin lene Ina Ramen te bente detyren sot Shqiperia do kishte me pak maskarenj te lire dhe me shume plehra ne burg!
    Shpresoj shume qe kur te ike Llalla, te rivendoset perseri Ina Rama. Dhe ta lene te beje punen e saj njehere te vetme!
    Ishte e vetmja qe u mundua te punonte me profesionalizem. I vetmi mekat i saj ishte qe u tregua naive dhe mendoi qe do ta linin te bente punen!

  • Qe Ina Rama nuk meriton te punoje ne sistemin e drejtesise per demet qe ka bere drejtesise, kur drejtonte prokurorine pavaresisht se vjen ky pezullin nga grupi i drejtesise se Kalces(plepave) qe e zgjodhi prokurore.Puna e saj ne kete organ ishte me teper se kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *