Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur me dhunë shoferin shkodran të një automjeti, duke i marrë makinën, paratë dhe sende materiale që kishte me vete.
Ngjarja ka ndodhur orët e vona të së enjtes në fshatin Shark të Tiranës, kurse i dëmtuari me inicialet V.S., 51 vjeç, banues në Shkodër, ka depozituar menjëherë denoncimin në komisariat.
Sipas dëshmisë së tij, dy personat që nuk i ka njohur i prenë rrugën dhe nën kërcënimin e armës i morën mjetin tip “Benz”, me targa SH5640E, 20 mijë lekë, një telefon dhe një orë dore.
Policia arriti të gjente makinën të braktisur në fshatin Bërxullë të Tiranës, ndërsa po kryen hetime për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj grabitjeje.
