Dy të arrestuar në Lezhë, kapen me drogë

Dita

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Lezhës ditën e hënë pasi janë kapur me 4.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se në pranga janë vënë shtetasit Kristian Pali, 24 vjeç dhe Klodian Osmani, 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Sipas policisë, këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë pasi  në automjetin e tyre “Benz” me targa AA 711 MO, u konstatua lënda narkotike të cilën po e transportonin për shitje.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan: 4.5 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Benz”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *