Dy të dyshuar u arrestuan sot në Rusi në kuadër të hetimit për vrasjen e opozitarit Boris Nemtsov, vrarë më 27 shkurt pranë Kremlinit, njoftoi shërbimi federal i sigurisë ruse (FSB).
“Dy të dyshuar u arrestuan sot për vrasjen e Boris Nemtsov, Anzor Gubachev dhe Zaour Dadaïev dhe presidenti është informuar”, deklaroi për televizionin shtetëror kreu i FSB-së, Alexander Bortnikov.
”Dy personat janë me orogjinë nga Kaukasi”, theksoi ai duke shtuar se hetimi po vazhdonte.
Vrasja e Boris Nemtsov, një prej opozitarëve më të ashpër të presidentit, Vladimir Putin dhe i njohur gjithashtu për luftën e tij kundër korrupsionit, tronditi vendin.
Putin e cilësoi vrasjen e tij si ”provokim” që parashikonte destabilizimin e vendit dhe premtoi se vrasësit do të dilnin para drejtësisë.

KU KA NEVOJE TI BIESH KAQ GJATE KESAJ PUNE.
MJAFTON TE ARRESTOHET PUTINI DHE U KAP VRASESI.
perkrah shtetin rus. jam kunder konspiracionit te perendimit per te dobesuar rusine.
vrasja 100% komplot i usa.