Dy të infektuarit e parë nga Bajram Curri, burri punonjës i SHISH dhe bashkëshortja mësuese

Ornela
incidente auto moto in via Belgio, sul posto l'ambulanza della croce verde per il trasporto del centauro all'ospedale in codice verde

Ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmuan dy rastet e para në qytetin e Bajram-Currit që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Burime bëjnë me dije së bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh të moshës 48-50 vjeç, të cilët jetojnë në lagjen Partizani.

Burri 50-vjeçar është punonjës i shërbimit informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është mësuese, bën me dije kryetari i bashkisë Tropojë Rexhe Beberi.

Pavarësisht se gruaja është me profesion mësuese nuk ekziston mundësia e infektimit të nxënësve, pasi masat e marra nga autoritet e hedhin poshtë këtë hipotezë, duke qenë se shkollat janë mbyllur që prej datës 9 mars.

O.J/DITA

Share This Article
2 Comments
  • Ne fakt, ne nje telefonate qe pata me njerzit e mi ne B.Curr, me konfirmojne se gruaja ka qendruar 3 dite ne spitalin e B.Currit dhe mjeket aty i kane thene se “hajt se nuk ke gje” dhe vetem mbreme kur i eshte perkeqesuar gjendja e kane nisur me urgjence ne Tirane. Poashtu, thone se cifti kane patur nje lokal shume afer Gjimnazit ne B.Curr dhe se numri i te infektuarve duhet te jete dukshem me i madh. Dhe e fundit, poashtu pohojne se motra e gruas ne fjale ka ardhur nga Italia ne fund te muajit shkurt dhe eshte rikthyer ne Itali ne ditet e para te marsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *