Një fëmijë është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Patokut, në Kurbin. Sara Hoxhallari, 5 vjeç, i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve dhe ka hyrë në ujë, nga ku nuk ka mundur të dalë më. Dallgët e kanë marrë me vete trupin e vogëlushes dhe pavarësisht përpjekjes së prindërve dhe pushuesve të tjerë, ka qenë i pamundur shpëtimi i saj.
Ndërsa vetëm një orë më pas, një tjetër viktimë është shënuar në plazhin e Shëngjinit. Bekim Gara, 46 vjeç, nga Mitrovica, është mbytur në det. Pushuesit thanë se Gara ishte larguar shumë nga bregu, kur ndodhi fatkeqësia.
Po kullat e vrojtimit?? Ah sa po ngopet populli me rrenat e ripjrdhjes.