Dy të proçeduar në Berat, ushtronin lojërat e fatit pa liçensë

Leda Hysa

Për dy qytetarë të Beratit ka nisur një procedim penal  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Burime zyrtare nga  policia bëjnë më dije se shtetasi  F.M, 55 vjeç, banues në Berat,  akuzohet se në lagjen ‘’Muzakaj’’ në lokalin Bar-Kafe, u kap duke ushtruar aktivitet lojra fati pa liçensë.

Mbi të rëndojnë akuzat e “Organizimi i lotarive të pa lejuara’’, ‘’Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara’’, ‘’Fshehja e të ardhurave‘’ dhe ‘’Mospagimi i taksave dhe tatimeve’’.

Gjithashtu një procedim penal ka nisur edhe për 75 vjeçarin S.R, i cili akuzohet për veprën penale ’Ndërtimi i pa ligjshëm’’.

S.R, 75 vjeç, banues në fshatin Çiflik, Ura Vajgurore, u konstatua se kishte ndërtuar një objekt pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Ndërtimi i pa ligjshëm’’, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *