Gjykata e Durrësit ka dhënë dje masën e sigurisë “arrest me burg” për Odise Verbofshin, të dyshuarin kryesor si autor i vrasjes makabre të ndodhur në Shkozet, fundjavën e kaluar. Në masa të rrepta sigurie, 32-vjeçari është përcjellë në mesditë për në gjykatë, ku ka dhënë edhe dëshminë e tij të pendesës dhe motivin e krimit. Verbofshi u kap të shtunën në Poloskë të Devollit duke u arratisur drejt kufirit grek. Ai akuzohet për ekzekutimin dhe djegien e trupave të Shaban Babasit dhe Albert Kasallës në konflikte për pazarin e drogës. Ra në sy fakti se nuk kishte të afërm të të dyshuarit në gjykatë dhe as avokat mbrojtës. Ndërkohë që kanë dalë detaje të reja nga hetimi, ku 32-vjeçari ka fshehur krimin për 6 orë, duke mashtruar shokët e viktimave dhe të afërmit e tyre, një herë se ishin në takim me dajën e tij dhe më pas se i kishin plagosur dajën dhe u arratisën.
Seanca
Seanca ka qenë me dyer të mbyllura. Verbofshi ka pranuar krimin i pyetur nga gjyqtari i gatshëm, ndërsa nuk ka pasur avokat mbrojtës. “Më jepni dënimin për krimin që kam bërë. Më vjen shumë keq për atë që kam bërë, por u ndikova nga rrethanat. Nuk donin të paguanin dhe madje po kërkonin të më merrnin drogën”, ka thënë 32-vjeçari në sallën e gjyqit. Pasi është dëgjuar dëshmia e shkurtër e tij, prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për tre akuza, “vrasje me dashje për shkak të cilësive të veçanta”, “prodhim e shitje droge”, “armëmbajtje pa leje”. Në masë arresti është edhe kushëriri i gruas, Gazep Pili, që e ndihmoi të fshihte gjurmët dhe digjte kufomat në Shënavlash, brenda makinës. Grupi hetimor pas hetimeve ka vërtetuar se vrasja e dy të rinjve ishte kryer në banesën e autorit të vrasjes në zonën e Shkozetit dhe më pas trupat e pajetë janë transportuar pranë ish- Kënetës.
Nga hetimet e para, policia ka ngritur dyshimet se shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë prishja e pazareve të drogës, ndërkohë që ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij. Si prova u gjetën pamjet filmike të një karburanti ku blenë benzinën për të djegur trupat, gjurmë gjaku, 74 kg hashash, 2 pistoleta të krimit dhe prova të tjera. Verbofshi ka pranuar aktet e prokurorisë në hetime, ndërsa pritet t’i gjendet edhe një avokat shteti, pasi është braktisur nga familja.
Dosja
Detaje të reja në dosjen hetimore për masakrën e Durrësit. Odise Verbofshi kishte lënë takim me Babasin dhe Kasallën dhe këta të fundit janë ndarë në mesditën e së enjtes me një shokun e tyre te servisi i 32-vjeçarit të dyshuar.
I kanë thënë që të priste se do ktheheshin shpejt. Por ka pritur dy orë më kot. Verbofshi ka kaluar te servisi dhe i ka thënë shokut të viktimave se Shabani dhe Alberti ishin larguar në një takim me dajën e tij dhe do vinin shpejt. Por ndërkohë që krimi kishte ndodhur dhe i dyshuari po merrte masa për të fshirë gjurmët. Pasdite, shoku i viktimave është takuar me kushëririn e Babasit dhe kanë biseduar përsëri me Verbofshin, por ky ka ndryshuar alibi, duke thënë se në takim Shabani dhe Alberti i kishin plagosur dajën dhe ishin arratisur. Shkojnë në Fushë-Krujë për t’i pritur, por nuk mbërrijnë. Të shqetësuar pse nuk përgjigjeshin në telefon, i kanë kërkuar deri në Gjirin e Lalësit, se mos ishin fshehur pas krimit që pretendonte Odisea. I kanë kërkuar takim dhe 32-vjeçari u ka thënë se do i sqaronte. Por rreth orës 20:00 të mbrëmjes ka blerë benzinë bashkë me Gazep Pilin te një karburant dhe kanë shkuar për të djegur trupat, derisa më tej edhe u zbuluan.

Edhe ti do perfundosh tek banesa e fundit o jashteqitje qenèsh…per pak lek te marresh dy te
rije,rrace e perzier me kater’kembesh …..!.
TE GJITHA KETO I KEMI DHURATE NGA QEVERISJA E BERISHES.
He mor cjap si po te duket biruca…po gruan kujt ja le amanet se besoj se 2 here shembet burgu dhe ti perseri brenda do jesh…
Sa idiot me denoni thote sikur do te pyesin kete kafshen per ta denuar, ti meriton denimin maksimal kriminel.