Dy të shkarkuar të tjerë sot nga Vettingu

Ornela

Një gjyqtar në Durrës dhe një prokuror në Lezhë janë shkarkuar sot nga organet e vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë sot nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Arben Vrioni. Vrioni u shkarkua nga detyra për shkak të problemeve të theksuara me pasurinë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra edhe të prokurorit të Lezhës, Simon Pashuku. Mësohet se KPK vuri në dukje disa probleme të pasurisë gjatë seancës dëgjimore.

Simon Pashuku e filloi karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 1999. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe përgjatë 5 viteve e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Kukësit. Në vitin 2017, Pashuku u emërua në Prokurorinë e Lezhës.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *