Nga predhat e rëna afër Shtëpisë së Operas në kryeqytetin e Sirisë kanë mbetur të vrarë dy njerëz. Ngjarja ndodhi në momentet kur sulmet e kryengritësve kundër Damaskut janë shpejtuar. Dje nga një sulm me predha janë plagosur së paku 22 vetë në kryeqytet.
Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër, thotë se kryengritësit po synojnë ta ulin presionin ndaj lagjes periferike Ghuta, që mbahet nga kryengritësit, por që është nën sulme të vazhdueshme të forcave qeveritare.
Ky sulm ndaj lagjes Ghuta është pjesë e përpjekjes së qeverisë për ta forcuar kontrollin në Damask, duke i detyruar kryengritësit që të largohen nga lagjet periferike të kryeqytetit.