Një tërmet me magnitudë 6.3 është regjistruar sot në Iran, në afërsi të centralit bërthamor Bushehr. Lajmin e konfirmon Instituti Gjeofizik Amerikan. Tërmeti është lokalizuar në 89 km nga Bandar Bushehr e 92 km nga Borazjan. Hipoqendra është në thellësinë 10 km. Mësohet se nga tërmeti ka pasur viktima dhe të plagosur, por agjencia shtetërore iraniane nuk jep të tjera detaje. Pak pas tërmetit të parë, një lëkundje tjetër është regjistruar në të njëjtin vend. Tërmeti i dytë e kishte magnitudën 5.4 ballë.