Sërish viktima në ujërat midis Turqisë dhe Greqisë. Dy tragjedi me të paktën 21 të vdekur u regjistruan mëngjesin e sotëm në ujërat e detit Egje.
Gjashtë fëmijë dhe një grua humbi jetën teksa barka e tyre u përmbys në brigjet turke, teksa ishin nisur në drejtim të ishullit Farmakonisi.
Menjëherë, një anije e marinës detare greke ka shkuar në zonë dhe ka mundur të shpëtojë një vajzë, ndërsa 40 refugjatë të tjerë kanë mundur të dalin vetë në breg. Rasti tjetër u regjistrua pranë ishullit Kalolimni.
Operacioni po vijon ende, ndërsa janë gjetur trupat e pajetë të 14 personave, midis të cilëve edhe tre fëmijë.
Në operacion marrin pjesë një helikopter Superpuma, 3 anije të marinës detare greke dhe disa skafe private.
Organet greke shprehin shqetësimin se numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh, pasi sipas të shpëtuarve, në barkën e mbytur thuhet se ndodheshin nga 70 deri në 100 vetë. /Dita/
