Dy turistë nga Belgjika, Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry kanë ardhur për të vizituar alpet shqiptare. Sipas raprtimeve të familjarëve, ata fillimisht, më 25 shtator, kanë shkuar në Theth, ku kanë qëndruar për dy ditë. Më 27 shtator, turistët belë janë nisur drejt Valbonës, me planin që ta kalonin në këmbë shtegun e famshëm.
Turistët kanë kontaktuar për herë të fundit familjarët e tyre pikërisht më 27 shtator, kur edhe i kanë treguar planin për të marrë rrugën drejt Valbonës.
Këto dy ditë, familjarët janë munduar që t’i kontaktojnë, por ka qenë e pamundur. Ata kanë kërkuar informacion dhe nga vendi ku turistët kanë qëndruar në Theth, të cilët i kanë konfirmuar se Bries dhe Henry janë larguar në këmbë drejt Valbonës, më 27 shtator.
Tashmë familjarët kanë lajmëruar autoritetet përkatëse në Belgjikë dhe Shqipëri.
Shtegu Theth-Valbonë është tejet i gjatë dhe kërkon vëmendje, për më tepër i mungon infrastruktura e përshtashme.
Deri më tani nuk ka informacion nëse dy turistët belgë kanë mbërritur apo jo në Valbonë, apo se ku mund të jenë.
Të gjithë ata që mund t’i kenë parë diku në Shqipëri kërkohet që të lajmërojnë autoritetet përkatëse.

e.ll./dita
