Dy turiste femra janë gjobitur pas publikimit të një videoje që i tregonte ato teksa po vallëzonin topless të varura në dritaret e një automjeti.
Videoja u filmua në Tajlandë ku turistet gjysmë lakuriq, njëra nga SHBA dhe tjetra nga Australia, “kënaqën” kalimtarët rrotull teksa automjeti ecte ngaldalë në rrugë.
Policia i arrestoi turistet pasi videoja u bë e famshme në internet gjatë fundjavës.
