Dy vajza për së mbari që zgjodhën pornon

anazapta

Farrah Abraham, nga një adoleshente premtuese në botën e kinemasë në pornostar dhe Sammie Spades, nga Shtëpia e Bardhë te filmat me drita të kuqe.  

Sammie Spades 

Pornostarja Sammie Spades nuk është një nga të zakonshmet në këtë fushë. Emri i saj ka bërë xhiron e botës edhe në sajë të një veçantie që kryqëzon historinë e saj me atë të Clinton-ëve. Mos t’ju shkojë menjëherë mendja te mashkulli i familjes, Bill. Në fakt, Sammie ka qenë një stazhiste (njësoj si Monica Lewinski) në studimet e Buffalo-s te sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, në 2006-n. Në atë kohë, vajza që ndiqte studimet për jurisprudencë u takua me zonjën Clinton gjatë një darke dhe i kërkoi nëse mund ta ndihmonte për praktikën e studimeve të saj. Por fatkeqësisht për të, problemet ekonomike ishin me të forta se ambicia për t’u bërë një avokate e zonja. Dhe ja vendimi ekstrem: puna në sheshxhirimet me drita të kuqe. “Nuk mendoj se Hillary do të ishte e kënaqur për zgjedhjen time”, shprehet ajo.zzzzzzz

Farrah Abraham

Farrah Abraham ka qenë protagoniste e formateve të ‘MTV”-së: “Mama adoleshente” dhe “16 vjeç shtatëzënë”, por një vit pas përfundimit të programit, 22-vjeçarja u hodh menjëherë në botën e kinemasë me drita të kuqe. Kjo ndodhi vetëm pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjoks që i dhuroi asaj dy masa më shumë. Filmi i saj i parë në këtë industri mban të njëjtin titull “Mama adoleshente” ku interpreton me mbretin amerikan të pornos, James Deen.

Nuk përfundon këtu sepse mamaja e re ka trokitur edhe në derën e “Playboy” për të kurorëzuar ëndrrën e saj në shndërrimin e një prej “lepurusheve” të kësaj kompanie, por është ndeshur me refuzimin e drejtuesve. Megjithatë Farrah nuk ka pse t’i krijojë shumë probleme vetes meqë vetëm me filmin e saj të parë ‘hard’ ka arritur të fitojë 1.5 milionë dollarë./ D.Gjuzi

**EXCLUSIVE** 'Teen Mom' star Farrah Abraham takes a walk on the beach to contemplate the latest news about her filming a sex tape with porn star James Deen

Farrah Abraham

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *