Komisioni i Pavarur i Kualifikimit-institucioni që do të filtrojë gjyqtarët dhe prokurorët është konceptuar si një gur themeli për sistemin e ardhshëm të drejtësisë. Bashkë me Kolegjin e Apelit dhe Komisionerët Publikë, kjo strukturë parashikohet të skanojë gjyqtarët dhe prokurorët për pasurinë e tyre, pastërtinë e figurës dhe vlerësimin e tyre profesional.
Të tri strukturat që do të kryejnë procesin e vetingut përbëhen së bashku nga 21 anëtarë; 12 në rolin e gjyqtarëve të shkallës së parë, 7 në Kolegjin e Apelimit dhe 2 Komisionerë Publikë.
Paketa e ndryshimeve kushtetuese parashikon gjithashtu ngritjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i cili do të mbështesë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve përmes monitorimit dhe mbikëqyrjes së procesit.
ONM do të emërojë më pas vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët duhet të jenë gjyqtarë ose prokurorë me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre. Projektligji i depozituar në Kuvend u njeh vëzhguesve ndërkombëtarë të drejtën e rekomandimeve lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionet e Komisionit, Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik.
Emërimet në këto institucione, bashkë me rolin e ndërkombëtarëve janë sot pjesë e diskutimeve të nxehta mes ndërkombëtarëve dhe opozitës, ndërsa mbajnë ende peng konsensusin për reformën në drejtësi.
Në draftin e hartuar më 4 maj 2016-i depozituar në Kuvend me pak ndryshime, roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nuk është vendimmarrës, por rekomandues në përzgjedhjen e 21 ekspertëve që do të realizojnë procesin e vetingut.
Drafti parashikon një skemë që përfshin Avokatin e Popullit, Kuvendin dhe Presidentin e Republikës në përzgjedhjen e tyre. Sipas variantit të vjetër, Avokati i Popullit organizon procedurën e aplikimit të kandidatëve dhe harton një listë emërore të kandidatëve, pasi ka bërë një verifikim formal të kritereve përzgjedhëse dhe ia dërgon atë Kuvendit.
Brenda 30 ditëve nga marrja e kësaj liste, Kuvendi parashikohej të zgjidhte 21 anëtarët me një shumicë të cilësuar prej 2/3 e votave (kompromis i ofruar nga mazhoranca), duke marrë parasysh rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar.
Në rast se Kuvendi nuk arrinte shumicën e 2/3 për zgjedhjen e këtyre anëtarëve, Presidenti i Republikës përzgjidhte me short publik 21 zyrtarët mes listës së kandidatëve dhe ata cilësoheshin automatikisht të emëruar.
Pavarësisht se mazhoranca pranoi zgjedhjen e anëtarëve me 2/3 e votave, opozita e refuzoi këtë skemë me pretendimin se kandidatët e përzgjedhur për vetingun mund të kapeshin nga qeveria. Njësoj si për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, opozita kërkoi aplikimin e “vendeve të rezervuara” edhe në institucionet e vetingut.
Dy ditë para vizitës në Tiranë të diplomates së lartë amerikane, Viktoria Nuland, Partia Demokratike publikoi variantin e saj për emërimin e ekspertëve të vetingut përmes një komisioni ad-hoc me numër të barabartë anëtarësh nga mazhoranca dhe opozita. Sipas këtij propozimi, si mazhoranca ashtu edhe opozita kishin mundësinë e emërimit të të preferuarve të tyre në sistemin e drejtësisë.
Propozimi hibrid i SHBA dhe BE i dha të drejtë opozitës për komisionin ad hoc, por njëkohësisht shtoi kompetencat e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Sipas këtij propozimi, kandidaturat do të kalonin më parë filtrin e vëzhguesve ndërkombëtarë, para se të shkonin për miratim në komisionin me anëtarë të qeverisë dhe të opozitës.
Opozita e rrëzoi këtë propozim, duke kundërshtuar rolin aktiv të ndërkombëtarëve në përzgjedhjen e kandidaturave që do të aplikojnë për 21 pozicionet e procesit të vetingut. Të mërkurën, Partia Demokratike publikoi variantin e saj të radhës, duke fuqizuar rolin e partive politike në përzgjedhjen e kandidatëve që do të kryejnë më pas procesin e rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë.
Sipas PD, Avokati i Popullit shpall thirrjen për aplikim për tre institucionet e vetingut, por ai nuk ka të drejtë të bëjë verifikimin formal nëse kandidatët i plotësojnë ose jo kriteret. Të gjithë aplikantët, sipas PD përfshihen në një listë dhe i dorëzohen më pas një komisioni ad-hoc me 6 anëtarë-tre nga mazhoranca dhe tre nga opozita.
Në variantin e saj, PD shpjegon se ky komision do të verifikojë nëse kandidatët i plotësojnë ose jo kriteret e përcaktuara në ligj dhe në fund do të hartojë 3 lista kandidatësh; për Komisionin, Kolegjin e Apelimit dhe Komisionerët Publikë.
Në propozimin e PD, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë të drejtën të ndjekin pa kufizim procedurat e vlerësimit dhe në fund të bëjë një raport të detajuar me sugjerimet e tyre për kandidatët.
Më pas, lista e përzgjedhur nga komisioni i parë bi-partizan i kalon komisionit të dytë ad-hoc me 12 anëtarë; 6 prej të cilëve i përkasin mazhorancës dhe gjashtë opozitës. Secili prej këtyre anëtarëve-thuhet në draftin e PD kanë të drejtën të zgjedhin nga një kandidat përmes votimit të fshehtë elektronik.
Propozimi i Partisë Demokratike nuk garanton një nga shtyllat kryesore të reformës për drejtësi; pavarësinë e sistemit gjyqësor nga partitë politike. Ndërsa përforcon rolin e politikës në përzgjedhjen e drejtuesve të ardhshëm të gjyqësorit, ky variant zbeh njëherazi edhe rolin e ndërkombëtarëve si një filtër garancie për cilësinë e kandidatëve.
Në një deklaratë për median, delegacioni i Bashkimi Europian në Tiranë mbështeti të mërkurën propozimin hibrid, duke e cilësuar rolin specifik të ndërkombëtarëve si tepër të rëndësishëm për mbarëvajtjen e reformës. BE shprehu keqardhjen që lidershipi i PD refuzoi propozimin për kompromis dhe deklaroi se roli i ndërkombëtarëve në këtë propozim është në përputhje me Komisionin e Venecias.
“Ndërkombëtarët duhet të sigurojnë monitorim për garantimin e besueshmërisë. Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve,” thuhej në deklaratën e BE./BIRN

Banda e Saliut me mire pranon burgun se sa te jape
llogari per pasurite marramendese qe kane vene mbi
gjakun e shqiptareve ! Kjo bande ka frike nga vetingu
i nderkombetareve sepse do ju dalin lakrat ne shesh
per menxyrat qe kane bere ndaj shqiptareve dhe vete
me ndihmat e nderkombetareve ! Eshte vjedhur ne
menyre masakruese pasuria e shqiptareve dhe ndihmat
e nderkombetareve ,dhe nuk jane pak por miliarda.
Prandaj me mire preferojne vdekjen Saliu e banda e tij
se sa vetingun e nderkombetareve dhe duan ta lene ne
dore te “drejtesise”shqiptare per tebere katraure dhe sa
i perket per Edin , PS . LS i as qe i kane ne hesap fare
Kur me nderkombetaret banda nazi-fashiste e Saliut ben
keshtu merreni me mend se cfare mund te beje me
shqiptaret. Hajnine keta tashme e kane bere ves qe nuk hiqet kollaj ! Dhe kjo hajni eshte bere permes vrasjeve qe
banda e Saliut nuk pushon as sot e kesaj dite ..!
Kot lodhet policia per gjetjen e vjedhjeve,grabitjeve e vra-
sjeve, ato i di te gjitha Saliu dhe Muli ! Rraseni ne burg
keta dhe me mjetet e Guantanamos do t’i nxjerrin te gjitha. Kjo eshte rruga per pastrimin e Shqiperise
banda e Milloshevicit dhe do te shohe Europa qe Shqiperia do te bjere ne qetesi nje here e pergjithmone !
Do te shndrrohet ne nje vend i gatshem per te trokitur ne
porten Europiane…..!!!
“Banda e Saliut me mire pranon burgun se sa te jape
llogari per pasurite marramendese qe kane vene mbi
gjakun e shqiptareve !”
gjithnjë shqiptari shkruan gjysmën e asaj që i intereson!!
nuk e di a e ke prej keqdashësisë apo thjesht prej injorancës!?por po të them se dhe pjesa tjetër nuk është më pas!!
vetëm sa për sqarim,jo se më ha palla për të dy hajdutët që duan të bëjnë sikur duan të fusin dikë në burg!!
e gjitha është një lojë që të na i rasin sa më thellë neve,popullit të thjeshtë!!
kjo reformë,nuk është aspak e tillë!!është vetëm ndërrim i krahut!!rama poe të presë disa vjet,do ta ketë në dorë si e pati saliu!!
por në fud të fundit si saliu dhe rama nuk kanë për të dënuar asnjë me vlerë!!do të shkojë brënda ndonjë i sakrifikueshëm për të krijuar besim tek trapat që përbëjnë 99% të banorëve të shqipërisë!!
saliu megithëse e pati në dorë drejtësinë,nuk dënoi asnjë nga kundërshtarët!dhe ky nuk ka për të dënuar asnjë nga të saliut!!
që të dy do të bëjnë atë që kanë bërë deri më sot!!
DO TË JENË TË SIGURTË NË VJEDHJET QË DO TË BËJNË!!
NUK DO TË KETË MUNDËSI TI DËNOJË ASKUSH!!
Ky artikull te le shijen e nje gazetarie profesioniste. Te lumte Aleksandra!
Nje shpjegim sa kuptimplote po aq dhe i permbledhur i procesit te reformes, i shoqeruar ky dhe me nje analize bindese, ku dalin qarte manipulacionet dhe intrigat shqupiste per te ruajtur te paprekshem varesine e gjyqesorit nga politika.
Refuzimi i perseritur i “lidershqupsit pede-ist” per kompromisin e propozuar hibrid, deshmon edhe nje here, se ceta opozitare po ben te pamunduren per t’i shpetuar perballjes se mundshme me gjyqtare qe jane shoshitur me pare ne siten antikorrupsion.
Kjo pseudo-opozite eshte barriera kryesore e reformes dhe e vullnetit te shoqerise civile per te patur dikur nje drejtesi te cliruar nga korrupsioni i pushtetareve.
Ndaj sot, me shume se kurre, partise me te madhe te votuar ne 2013-en posacerisht per te luftuar korrupsionin ne drejtesi (mos e kane harruar gje misionin !?), i del si detyre imediate organizimi i protestave qytetare per te mundesuar reformen, e permes saj spastrimin e kesaj drejtesise te shtrember nga jashteqitjet e kombit.
o kari,
më duket se ja paske fut pak si kot!
nuk po e zgjas sepse çfar kisha për të thënë ja thash komentuesit para teje alf-ës
“Të tri strukturat që do të kryejnë procesin e vetingut”?????
uau do të kemi dhe ne VETINGUN???fantastike,paisje e re që me siguri e kanë blerë në amerikë ose të paktën në vëndet anglofone!!
kërkova në wiki dhe në fund përfundova në përkëthyesin e goglave e më doli se VETINGU/N nuk qënka gjë tjetër veçse një fjalë e zakonshme angleze VETTING,fjalë që e kemi dhe ne për fat të mirë që shkruhet që në kohë të korave VERIFIKIM!
kështu në vënd që ti shkërdheni tëmën e sëmës fjalës angleze duke e përçunduar në VETING/u/n/on e kështu me rradhë në çdo vetë dhe në çdo kohë të foljes shqipe,përdorni fjalën e thjeshtë shqipe VERIFIKIM!kështu që e dimë dhe ne të humburit e maleve se për çfarë bëhet fjalë!!mos i shkruani ligjet vetëm për vete or ndyrësira juristë,politikanë dhe në fund gazekarë të tredhur në tru!!