Dy vëllezër masakrojnë gruan e njërit prej tyre

redaktor

Lajmet për dhunë ndaj femrave nuk sosin në shoqërinë shqiptare.

Këtë mëngjes janë arrestuar dy vëllezër pasi akuzohen se kanë dhunuar bashkëshorten e njërit prej tyre.

Kështu, në prangat e policisë së Tiranës ka rënë Edmond dhe Arbër Çurri, 32 dhe 25 vjeç.

Ata akuzohen se kanë dhunuar R.Ç, 26 vjeç, që është bashkëshortja e Edmondit.

Nuk dihet se përse dy meshkuj janë detyruar që të dhunojnë një grua, por policia ka bërë prangosjen e tyre.

Ndërkohë policia e Tepelenës ka ndaluar shtetasin me iniciale A. Gj, 35-vjeç nën akuzën e pengmarrjes së një 16 vjeçareje, të cilën pasi e ka dhunuar me sende të forta për disa orë e ka hedhur në rrugë. Ngjarja ka ndodhur para dy muajsh, por e mitura V. S nga një fshat i Tepelenës nuk ka treguar për ngjarjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *