Dy vëllezër rrihen për një grumbull gurësh, njëri përfundon në spital

Dita

Një sherr banal brenda familjes ka sjellë plagosjen e rëndë të një 55-vjeçari në Mat.

U arrestua në flagrancë shtetasi Romeo Lika, 44 vjeç, banues në fshatin Rremull-Mat, e dhënë kjo zyrtare nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat.

Lika është konfliktuar për një grumbull gurësh në rrugën e fshatit Rremull, dhe ka goditur me mjete të forta në kokë vëllain e tij me inicialet F.L., 55 vjeç. Ky i fundit pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Ne Historine e Grindjeve idiote te Shqiptareve
    jan te regjistrume deri me sot shprehjet si ;

    1- U zun ,per Mustaqet e Celo Picarit !

    2- U zun per Mullarin e Zeqos !!

    dhe sot i shtohet budallikut kombetare shqiptare
    nji Grindje e re ,
    3- U zun per guret e sokakut 😉

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *