Pas denoncimit në media për rastin e dy vëllezërve, 12 dhe 14 vjeç nga Elbasani, të dhunuar nga babai dhe nëna e tyre, e që më pas jetonin të braktisur në një kontenier, ka reaguar menjëherë Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror. Mbrëmjen e djeshme dy vëllezërit janë strehuar në një qendër rezidenciale jopublike nga Shërbimi social rajonal i Elbasanit, duke u larguar nga rruga, e do të qëndrojnë aty derisa të institucionet e përkujdesit të japin një zgjidhje afatgjatë për dy fëmijët e braktisur.
“Faleminderit ekipit tonë në Elbasan! Dy vëllezërit tashmë ndodhen në një strehë të ngrohtë e të sigurt, pas braktisjes në kontenier. Faleminderit të gjithëve për sinjalizimin e këtij rasti”, shkruan në profilin e tij në Twitter ministri i MSR-së, Erion Veliaj.
Burime nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë shprehen se një grup nga shërbimi social, bashkia e Elbasanit dhe policia, do të hartojnë një plan afatgjatë për strehimin e dy vëllezërve, ndërkohë që është kërkuar një urdhër mbrojtje një vjeçar nga gjykata, për arsye se dy fëmijët ishin raste potenciale për trafikim dhe shfrytëzim nëpërmjet lypjes.



Bravo, shume gje e mire !
Bravo Erjono. Votoj pa hezitim per ty.
Mu mbushen syte me lot.Nje reagim i shpejte dhe i vemendshem i Ministrise perkatese.
Ja keshtu duhen marre njerzit ,sidomos femijet,ne mbrojtje nga Shteti i tyre.
Ma mire vone se kurr thot populli.Ku ishte ministria mire-qen-njes deri ata humben.bahkia e Elbasanit ku ishte.Apo dikush jua futi ne vesh per te rritur vlerat e Veliajt qe kishin rene ne zero mbas skandalit per te shoqen e kryetarit te bashkis Kavaj.Keni harruar per shpifjen qe beri se njerzit e PD perdhunuan dhe i nxorren te shoqes frmijen nga barku.Ku njoftoj edhe ambasadat e vendosura ne Tirane.Per ket Rama e beri deputet bile edhe minister.Sidoqoft i lumt qe paska bere nje pune te mire mbasnjemij te zezave.