Për të përjetuar emocionet e diplomimit në maturë nuk është kurrë vonë dhe nuk duhet të jesh domosdoshmërisht 18 vjeç.
Dy veteranë të luftës në SHBA kanë përjetuar në moshën 95 dhe 85 vjeçare emocionet e hedhjes së kapeles së maturës në ceremoninë e diplomimit.
Dy veteranëve iu desh të linin shkollën e mesme më herët për t’iu bashkuar ushtrisë, por tashmë ata i janë bashkuar brezit që është duke u diplomuar në 2019-tën në SHBA.
Joe Perricone 95-vjeçar (në të majtë të fotos) u dërgua për të shërbyer në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitin 1943.
Ndonëse ai e ka marrë diplomën, sërish nuk ka mundur të celebrojë përfundimin e këtyre studimeve, shkruan CNN. Pas më shumë 70 vitesh, nipi i tij në bashkëpunim me shkollën bën të mundur që gjyshi të festonte me maturën e vitit 2019.
Në moshën 16 vjeçare Bill William Arnold Craddock (në të djathtën e fotos) iu bashkua Forcave Ajrore pa patur mundësi të diplomohej. Tashmë 85-vjeçar Craddock u shpreh për CNN që ai e përfundoi ciklin, por nuk mundi kurrë të festonte celebrimin e tij. 66 vjet më vonë, ai e bëri ëndrrën e tij realitet.
“Kjo do të thotë shumë për mua”,-tha 85-vjeçari
e.t./dita
