Berisha nisi aksionin e tij Donkishotesk!
Në Korrikun që shkoi,
Sala hyri në Shtatëdhjetë e Tetë,
po inati i malokut,
nuk e lë të qetë!
Nga Jugu në Veri,
do nisi rrugëtimin,
por është në luftë me kohën,
dhe jo me Lulëzimin!
Ky mund të mbetet,
një rast shumë i shënuar,
se gjer më sot me kohën,
askush nuk ka fituar!
Për moshën e shtyrë që ka,
Berisha është plot energji,
po është krejt e pamundur,
të bëhet prapë djalë i ri!
Ai e nisi me Tiranën,
mbushi një sallë me demokratë,
nga të gjitha moshat dhe nivelet,
pamë një goxha gallatë!
Dua t’i bëj një pyetje,
përgjigjes t’i ndjej lezetin,
të na thotë me pak fjalë,
kush ja ka marrë PD-së sovranitetin!?
Aksioni i Berishës,
bëhet në re e në mjegull,
nëse ja ka marrë Luli Kryetari,
atëherë PD-ë është në rregull!
Në një sallë mesatare,
ulërisnin gratë si burrat,
po Berisha e di,
se në parti vendosin strukturat!
Betejat Donkishoteske të Salës,
nuk janë rrezik për Lulëzimin,
Ai mbas katër vjetësh,
për Kryetar do bëjë votimin!
Tani që Berisha doli hapur,
edhe Lulit ja largoi frikën,
në betejën e tij legale,
ai ka aleat Amerikën!
Berisha është pa dyshim,
një taliban në vendin tonë,
dhe për ironi të fatit,
s’ka aq përkrahës sa mendon!
Në partinë aktuale demokratike,
Berisha s’bën dot prokopi,
dhe e ka mision të pamundur,
të ngrejë një formacion të ri!
Saliun sa e kanë pickuar,
s’ka filluar akoma rrugën e pjerrët,
po s’do ketë fare befasira,
kur për të -të hapen defterët!
Perëndimi i diellit të Berishës,
duket që së largu,
po me shpejtësinë e breshkës,
nuk duhet të eci SPAKU!
Berisha nuk ka më fuqi,
të krijojë situata dramatike,
dhe absolutisht s’do ta lënë,
të shkatërrojë Partinë Demokratike!
Turizmi shumë i mbarë riktheu fuqishëm Pandeminë!
Si opozitare me patjetër,
PD-ja qeverinë do ta “shkallmonte”,
po analiza e qeverisë së vjetër,
nuk mund të bëhej sonte!
Sot do diskutohej për programin,
që qeveria e re paraqiti,
po PD-ja dhe Luli kapedani,
asnjë problem serioz dot nuk ngriti!
Mendonim se opozita,
duhej të vinte me një qasje të re,
po duket e largët dita,
që qasjen e re të shohim ne!
Socialistët s’do ta kenë të lehtë,
ditë të vështira do kalojë qeveria,
asgjë nuk mund të jetë normale,
për sa kohë që mes nesh është Pandemia!
Prapë ajo do jetë prioritare,
mbi të gjitha çështjet do çedojë,
ajo është betejë ndërkombëtare,
që në një vend të vetëm nuk mund të mbarojë!
Ne ishim në rrugën më të mbarë,
me vetëm rreth njëzet të sëmurë,
po hapja për turizmin pa asnjë kriter,
e riktheu më fuqishëm se kurrë!
Nga fjalët s’vjen asgjë e keq,
por them se do kalojmë një dimër të vështirë,
ende s’e dimë nëse në hapjen pa kriter,
bëmë keq-apo mirë!?
Mungesën e vaksinimit do ta vuajmë,
do jetë një torturë në të vërtetë,
veten dhe njeri tjetrin ta ruajmë,
që vdekje fare të mos ketë!
Nëse s’do kemi humbje jete,
kjo do të qe një mrekulli,
do jetë një mrekulli më vete,
për Vendin dhe këtë qeveri!
Nëse do mbarojë dhe rindërtimi,
do kemi një mrekulli të dytë,
këto janë halle për t’u zgjidhur,
jo polemikat për Salitë!
A.DUKA

DIELLI I VATRAVE SHQIPTARE
Ja dhe qeveria Rama3,
te Like “trimi” u dekorua,
nga Lul kapedani i Dukës,
shit-blerja e votës u harrua!
Tashmë postin e kryetarit,
Basha shpejt në xhep e futi,
dhe në vend që të lagonte Edin,
hoqi Berishën, atë babë “muti”!
Në këto 30 vite demokraturë,
lloj soj politikanësh kemi parë,
hajdutë, kumarxhinj e pijanecë,
por jo si Luli që është fare gomar!
Edhe Duka ka të drejtë që,
analiza e qeverisë së vjetër,
nuk mund të bëhej sonte,
pas 4 vitesh do bërë patjetër!
Punë e madhe për hajdutllëqet,
shëndetsia falas një mashtrim,
papunësia, informaliteti, hall më vete,
si do e gjejë populli një shpëtim?!
Buka u rrit, kushton më shumë,
për fukarenjtë një barrë e re,
Rama shëtit me GMC milioneri,
Luli i kapur peng, gjumë fle.
Duka pret nga Rama mrekulli,
por nga virusi të ruhemi vetë,
pas darkës me oligarkun te Nusreti,
cila do jetë vallë mrekullia e tretë?
Udhëtimet në biznes klas u hoqën,
por me çarter ikni ku të doni,
mjafton të jeni një çik diskretë,
askujt bëmat tuaja mos i tregoni.
S’ka më as dhurata për qeveritarët,
me aq sa do vidhni nuk ju duhen,
kini kujdes ku do fshihni patatë,
që “shpifje” për ju mos të thuhen.
Kujdes ministrat kodin e etikës,
s’mund të broçkullisni çfarë të doni,
shkelja e parë e kodit do ju falet,
me përsëritje veten do përjashtoni.
Respektojeni qytetarin si babën tuaj,
por jo si Luli – Saliun “babën” e vet,
do ketë një agjensi për monitorim,
kjo do të jetë realisht mrekullia e tretë!
Do monitorohen emërimet e fjalimet,
komentet dhe shkarkimet nga puna,
do monitorohet media dhe propaganda,
përgjim pa pushim e djela dhe e shtuna.
Lum si ne për Edvinin, liderin global,
“na e dhuroi Zoti” gjithë këtë mirësi,
kërkuam Enverin por na dilte Saliu,
tashmë gjetëm Ramsesin, diktatorin e ri!
Si nuk ke sy te shohesh qarte,
more Benko poet mavria,
se ketu mes nesh kjo Pandemi,
e ka emrin Edi Ram-qeveri !
C’prioritet pra kerko me kot,
te jete ketu Covid-Pandemia,
kur Pandemi mbi Pandemine,
eshte kudo e shtuar Varferia?
Fukaralleku vec rritet,
rinia mbare po emigron,
ne prapanice i ke syte,
or Benko qe nuk shikon?
Si gjithmone servils i Qeverise
Kur Saliu ishte ne pushtet nje lubi,nje kuceder,edhe vargjet e Dukes kishin nerv,art,metrike,,
Tani mire qe jane shurre nga ana artistike,,por nuk jane ne rregull edhe nga ana metrike.