Dy vjersha nga ngjarjet e ditës

Ornela

Për turizmin-më mirë se Shqipëria në Europë nuk ka!

Njerëzit nëpër Botë,
bëjnë investigime,
të gjejnë një vend të pastër,
të sigurt për pushime!

I pastër do të thotë,
me pak epidemi,
shto diell edhe det,
i gjen në Shqipëri!

Këtu epidemia,
gati ka ikur fare,
ka ndodhë imunizimi,
i popullsisë shqiptare!

Këtu dha vaksinimi,
efekte maksimale,
u bë nga qeveria,
një punë fenomenale!

Edvini për vaksinat,
siç thuhet:” U bë copë!.”,
ndaj Shqipëria jonë,
nuk është një vend në gropë!

Po prapë përkujdesja,
na duhet maksimale,
se Pandemia është,
me një përhapje globale!

Sivjet do të ringrihet,
sërish turizmi ynë,
por do kontroll të rreptë,
për gjithë ata që hynë!

Mendoj se do të jemi,
një vend fort i lakmuar,
kjo klimë kaq pozitive,
sa është propaganduar?!

Kush shan Atdheun tonë,
i rëntë një damlla,
më mirë se Shqipëria,
në Europë nuk ka!

Meta e mendon veten si Jezu Krishtin!

Meta në Elbasan,
ndaloi kësaj here,
për ditën e Shën Gijomit,
një festë e krishtere!

E dimë që Meta është,
me rrënjë bektashi,
po shkoi tek të krishterët,
vetëm për një fjali!

Në çdo ungjill për Krishtin,
të njëjtat fjalë gjejmë:
“Fali-o At barbarët,
se nuk e dinë çfarë bëjnë!”

Krishti është biri i Zotit,
në kryq i kryqëzuar,
s’dinte asgjë se Ati,
Ringjalljen kish menduar!

Meta s’është djali i Zotit,
ngjasim gjëkund nuk gjejmë,
por prapë ju lut Zotit:
“Fali se s’dinë se ç’bëjnë!”

Meta tash e mendon,
fakt të kryer shkarkimin,
ndaj Zotit i kërkon,
një falje për Edvinin!

Gjithë Prillin Meta qe,
një super agresor,
tani ndryshoi papritur,
u bë një ungjillor!

Meta s’e njeh Kuvendin,
ndaj thotë-s’lëviz as gishtin,
dhe veten e mendon,
tamam si Jezu Krishtin!

A.DUKA

Share This Article
4 Comments
  • “Me te mire se Shqiperia,
    ne Europe jo nuk ka ”
    (qenka bere Nacionalist Duka,
    ky poeti i Rames tallava)

    po kur kjo Shqiperia qenka,
    me e mira ne Europe e bote,
    pse po iken mbare Rinia,
    a e shpjego dot or Rrote?

    kujt i thua per plazhe te paster,
    more ti budallai i shkret,
    kur ketu mbare njerezia,
    shurrojne e dhjesin ne det?

    Sa per sharje Atdheu ketu,
    ti Duka je i pa konkuruar,
    sa kohe PS ishte ne opozite,
    perdite Shqiperine ke mallkuar.

    • Ti i quajturi “rapsodi popullor” , shkruaj ndonje gje cfare ke ne mendjen tende jo tu vesh “bishta” shkrimeve te poetit te nderuar.
      Ai eshte i lire te shkruaj si i do shpirti dhe shkruan hapur me emrin e tij, kurse ju fshiheni pas nofkave.
      Ato qe shkruan dil hapur e shkruaj, sepse je bere bezdises me kunderveniet e tua.

  • Ajo rini qe iken do te merret me miell
    jasht, se ne Shqiperi nuk i ecen.

  • Si mund te vijne turistet ne vendin tone kur u duhet te bejne 14 dite karantine kur te kthehen ne vendin e tyre sepse Europa nuk i beson gazetat tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *