Sazanët dhe Altinët janë rrezik për komunitetet ku jetojnë dhe punojnë!
Në çdo lloj proteste,
për kët’ qeveri,
dy-tre tipa janë,
gjithmonë aty!
Njeri është Altini,
tjetri është Sazani,
Sazani simboli,
i çdo sharlatani!
Tani protestojnë,
kundër vaksinimit,
sikur janë prodhuar,
në zyrë të Edvinit!
Sazani nga jeta,
duket është mërzitur,
ndaj tani Covidin,
është duke pritur!
Nëse tok me tufën,
është imunizuar,
Covidi s’e kap,
është një i shpëtuar!
Nëse në të kundërt,
nuk është imun
në rrezik serioz,
është ky majmun!
Për të gjithë Sazanët,
janë vargjet sot,
po Gurin veçuam,
si kryeidiot!
Në gjithë Planetin,
po vazhdon përpjekja,
por veç vaksinimi,
të shpëton nga vdekja!
Sot fatalitetet,
dhe tek ne janë shtuar,
po gjë s’ka pësuar,
kush është vaksinuar!
Në esfel të shkoi,
kush s’do këtë jetë,
por sot janë rrezik,
në komunitet!
Luli do të jetë partner i Uashingtonit!
Luli i ka bërë goxha shërbim,
Departamentit Amerikan të Shtetit,
por kjo s’përkthehet absolutisht,
me marrjen apriori të pushtetit!
Mbas kthimit nga Uashingtoni,
lexohej entuziazmi i Juri Kimit,
dhe “bombën” se mbas katër vjetësh,
do festonin fitoren e Lulëzimit!
PD-ja dhe mund të fitojë,
këto katër vite mund t’ja ndryshojnë fatin,
po Juri dot nuk do festojë,
se do ta ketë sosur mandatin!
Kuptohet pse ambasadorja,
po i jep zëmër Partisë Demokratike,
po deklarata për fitoren,
nuk është aspak diplomatike!
Për Amerikën ka shumë rëndësi,
forcimi i Partisë Demokratike,
dhe zhdukja e shokut Sali,
nga e gjithë skena politike!
Uashingtoni ka vendosur,
se Bashën në PD-ë do të ketë partner,
tani kjo gjë është vulosur,
politika gjithmonë jep dhe merr!
Berisha luftën e ka humbur,
ka harruar dhe të qënit doktor,
ai që dukej si mal i patundur,
nuk ka asnjë shans të bëhet faktor!
A.DUKA

I THANE NJE HERE GJINKALLES
SI SU LODHE MOJ AMAN
MBETE VEC DUKE KENDUAR
A NUK FLEN TI A NUK HAN
JETA ESHTE KAQ E SHKURTER
UNE JETOJ VETEM NJE MUAJ
PRANDAJ DUA TA GEZOJ
GJUMI ESHTE PER MUA I HUAJ
U PERGJIGJ ME GAZ GJINKALLA
E VAZHDOI KENGEN E SAJ
VEC DICKA UNE NUK KUPTOVA
KUSH I THURR TEKSTET E SAJ
A ËSHTË LULI BASHA NJË LIDER?
Që të fitosh zgjedhjet e të marrësh pushtetin duhet të jesh lider. Të mundësh Ramën ka 2 mundësi: 1-të jesh më mafioz se ai, të përdorësh fuqinë dhe paratë e krimit e gjithashtu shtetin për riciklimin e pushtetit. Por Basha nuk ka shtetin në dorë dhe thotë që nuk bashkëpunon me mafian për blerje votash. 2-të jesh e kundërta e Ramës, pra një lider jo i korruptuar, motivues e që ngjall besim dhe shpresë. A është i tillë Basha? Jo, ai nuk është aspak lider.
Për shumë studiues suksesi i lidershipit bazohet në karakteristikat dhe tiparet që lideri sjell në detyrë. Ndërsa të tjerë pranojnë teorinë e tipareve, pra supozohet se ”Lidershipi është i lindur”, ky besim bazohet në karakteristika, cilësi dhe tipare unike që i kanë liderët dhe që i aftësojnë ata të marrin përsipër përgjegjësi. 12 tiparet (cilësitë) e liderit janë: 1-Arritja, 2-Sipermarrja, 3-Karizma, 4-Kreativiteti, 5-Vendosmëria, 6-Varësia, 7-Inteligjenca, 8-Optimizmi, 9-Energjia, 10-Gjykimi, 11-Aftësia teknike, 12-Aftesia verbale
Lulin në PD e solli vajza e Saliut dhe kryetar e katapultoi dhe e mbështeti vetë doktori. Kryetar bashkie e bënë ”votat” e A.Ristanit me mbështetje të doktorit. Eleminimin politik të kundërshtarëve në parti e bëri me mbështetjen dhe heshtjen e Berishës. Pra, arritjet e tij në politikë janë dhuratë dhe jo meritokraci. Çfarë ka marrë përsipër Lul Basha në karrierën e tij politike? Asgjë, vetëm dështime. Nuk di të zgjidhë konflikte, merr vetëm urdhra. 4 protestues u vranë në bulevard. Kush e pati fajin, Saliu apo Luli ”djali i mirë” ministër i brendshëm? Sipërmarrje e Lulit qe mbrojtja e TK, por u shemb, Astiri, por dështoi. Bllokimi i votimeve moniste, por u tërhoq 1 ditë para. Mbrojtja e votës nga blerja apo nga vjedhja, por dështoi. A është karizmatik Llulli? Aspak, një politikan pa personalitet. Pjesa më ”karizmatike” ishte këndimi i himnit, si betim për pseudo sipërmarrjet e tij teatrale. Vendosmëria e Lulit është variabile, deri në ditën e fundit të bën të besosh se do përmbysë edhe qiejtë vetëm që të bëhet drejtësi, por ditën e fundit e ”derdh kovën me qumësht si lopë”, merr kthesë 180gradë si kurvë politike. Basha funksionon vetëm si vartës i një tutori politik, por të duket sikur ky merr vendimet si tutor. Deri dje kishte Berishën, pastaj hoqi ”babë” Berishën dhe urdhërohet nga ”nënëmadhja” KIM. Tamam si ”bebe në kolipoçka”, e marrin për dore se humb rrugën! Është tip kreativ dhe inteligjent. U betua se do rrëzonte Ramsesin, por kuptoi se armiku ishte ”babë” Berisha që i kishte falur partinë dhe e kishte bërë ministër dhe kryebashkiak. Gjykim gjenial! Optimizmi dhe energjia nuk i mungojnë, ai beson se do luftojë deri sa të ketë jetë që të rrëzojë Ramën nga pushteti, se opozita e tij është e vetmja shpresë për Shqipërinë. E për këtë ai ka të drejtë të jetë përherë kryetar partie deri në arritjen e qëllimit. Aftësi teknike ka boll. Se në politikë budallëku nuk është handikap. Luli të paktën di tabelën e shumëzimit, 7×7=42. Aftësitë verbale nuk i mungojnë, të tregon lloj lloj përrallash pa të tipit: ”do rroni si në parajsëpo të jetë ai kryeministër se do ulë fare taksat, do rrisë rrogat dhe pensionet, si në Europë, do subvencionojë bujqësinë, arsimin e lartë mundësisht ta bëjë pa para sidomos për ata që kanë pak të ardhura, do ulë çmimi i karburantit, të bukës dhe mallrave të shportës, etj etj, se Luli është ‘si Krishti”, bën mrekullira. Puna është që kush i beson?
Liderët efektivë të agjensive, i bashkojnë të gjithë antarët e organizatës dhe i orientojnë ata në një drejtim të ri të qëndrueshëm dhe koherent për të arritur synimet dhe objektivat e organizatës.
Aktualisht lidershipi konsiderohet si marrëdhënie ndërmjet individëve. McGregori thekson se lidershipi nuk është pronë e individit, por nje marredhenie komplekse ndermjet ketyre 4 variableve”: 1-Karakteristikat e liderit, 2-Qëndrimet, nevojat e karakteristikat e tjera të vartësve, 3-Karakteristikat e organizatës si p.sh., qellimi, struktura e saj dhe natyra e detyrave te realizuara, 4-Mjedisi socio-ekonomik dhe politik brenda së cilës operon organizata.