Qelizat e trurit mund të zëvendësohen
Dritë në fund të tunelit për pacientët që vuajnë nga sëmundjet nervore që shkaktojnë dëmtimin e qelizave të trurit. Tashmë këto qeliza mund të zëvendësohen. Zbulimi i rëndësishëm është bërë nga studiuesit e Shkollës amerikane të mjekësisë “Case Western Reserve School”, të cilët kanë zbuluar atë që e kanë quajtur alkimia qelizore, një mekanizëm i aftë për të shndërruar qelizat e lëkurës në qeliza cerebrale specifike. Objektivi është riparimi i dëmeve që shkaktojnë në tru skleroza e shumëfishtë, paraliza cerebrale apo sëmundje të tjera që shkaktojnë dëmtimin e mielinës, lënda që mbështjell qelizat nervore. Studimi është eksperimentuar mbi minjtë dhe rezultatet janë publikuar në revistën “Nature Biotechnology”
Krijohet veshka artificiale
Një tjetër studim i rëndësishëm që mund të eliminojë nevojën për transplant të veshkës është kryer nga shkencëtarët amerikanë. Mjekët e Massachusetts General Hospital në Boston kanë arritur të trapiantojnë me sukses veshkën e parë artificiale. Organi i është marrë një miu dhe pasi është pastruar dhe rigjeneruar me implantimin e qelizave të reja, ka funksionuar normalisht, duke filtruar gjakun dhe duke prodhuar urinë. Eksperimenti i kryer me sukses i hap rrugë prodhimit të organeve të përshtatshme për çdo pacient, pasi qelizat merren direkt nga trupi i atij që ka nevojë, për t’i dhuruar më vonë një veshkë të re. / Gazmira Sokoli
nk e besoj aspak