Në foto janë dy personazhe që punojnë në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të Lulzim Bashës në SHQUP. I pari është Edi Lesi si këshilltar për mediat, dhe i dyti është Salianji, avokati i qytetarëve pranë bashkisë së Tiranës (del rrugëve për të denoncuar probleme komunale). Siç shihet, kanë të dy xhaketa shumë të ngjashme. A thua e shkëmbejnë me njëri- tjetrin, apo në kuadrin e krijimit të një identiteti Basha në PD, u ka shpërndarë gjithë çunave nga një xhaketë blu? Luli si holandez i vogël që është mund tu sugjeronte ndonjë xhaketë ngjyrë portokalli. Gjithsesi kjo tregon dhe një herë që në atë parti ka solidaritet veshin të njëjtat rroba. Kjo praktikë zakonisht është përdorur nëpër televizione kur spikere të ndryshme veshin të njëjtat rroba kur japin lajmet, por që të kishin edhe zëdhënësit, sidomos meshkuj kjo është hera e parë që ndodh në këtë vend J. Kanë filluar dhe meshkujt të marrin rrobat e njëri-tjetrit. Bravo çuna :).


jo mor trima se ka te njejten ngjyre po nuk eshte e njejta prerje.
Dallohen qarte qe jane te ndryshme, por mbase ngjyrat si tradhtojne cunat