“Dy zemra që rrahin njësoj” nuk është thjesht një metaforë

anazapta

Dy të dashuruar – një zemër. Kjo metaforë tipike e vargjeve të poezive të dashurisë nuk është aspak e tillë. Një studim i publikuar ditët e fundit thotë se zemrat e dy të dashuruarve rrahin me të njëjtin ritëm, një unison që vlen edhe për frymëmarrjen kur ata janë bashkë.

Studimi i kryer nga Universiteti i Kalifornisë është publikuar në revistën “Journal di Psychophysiology” dhe për të arritur në konkluzionin e mësipërm janë vëzhguar 32 çifte.

Ata janë lidhur me aparatura speciale dhe janë ulur në një metër distancë nga njëri-tjetri. Kushti kryesor i eksperimentit ka qenë heshtja, ndërkohë që aparaturat kanë matur presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe ritmin e frymëmarrjes. Përfundimi ishte i qartë: zemrat e tyre rrihnin në unison.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *