Dybala mohon largimin: Qëndroj te Juventusi dhe fitoj Champions

Gazeta Dita

Paulo Dybala do të mbajë numrin 10 mbi shpatulla sezonin e ri, duke konfirmuar se do të qëndrojë te skuadra kampione e Italisë pavarësisht zërave se mund të transferohet te Barcelona, në kërkim të dëshpëruar për një sulmues. Jo vetëm kaq, por sulmuesi argjentinas ka premtuar sot se do të sjellë në Torino trofeun e Champions League, që dy muaj më parë nuk arriti ta ngrejë dot lart në finalen e Kardifit.

Kishim mundur skuadrat më të mëdha të Europës në rrugën tonë. Nuk kishim pësuar asnjëherë më shumë se dy gola, por Real Madrid na shënoi 3 në 45 minuta, të cilat na shkatërruan. Mendova se isha në ëndërr, por dhimbja sot është e madhe për atë finale të humbur”, ka rrëfyer Dybala për mediat italiane.

Paulo Dybala do të mbajë numrin 10 mbi shpatulla sezonin e ri

Sulmuesi argjentinas premton se do ta sjellë atë trofe seoznin tjetër. “Dhimbja do të mbetet e madhe dhe do ta harroj atë makth vetëm pasi ta ngre lart trofeun e Champions. Në futboll ka gjithnjë një mundësi të dytë kur nis një sezon i ri, ndaj jam i qetë dhe i sigurt se do t’ia dal mbanë”, ka shtuar më tej Paulo Dybala, që pavarësisht kësaj deklarate mbetet në qendër të vëmendjes për një transferim te skuadra “blaugrana”.

Nuk do të largohem nga Torino pavarësisht zërave të merkatos. Juventusi është një klub i madh, në nivelin e Barcelonës, ndaj nuk largohem pavarësisht thashethemev që thuhen e lexoj çdo ditë”, u shpreh më tej Paulo Dybala.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *