Pas një rënieje të importeve të vajit të palmës në tregun shqiptar për vitin 2017, kur u regjistruan vetëm 712 mijë kilogramë, në vitin 2018 trendi ka ndryshuar sërish.
Të dhënat zyrtare të doganave tregojnë se grupi i vajit të palmës dhe fraksioneve të tij është dyfishuar duke prekur nivelin 1.5 milionë kilogramëve.
Po kështu, sipas këtyre shifrave në pesë vitet e fundit nivelin më të lartë të importeve për vajin e palmës e mban viti 2016 me 2.7 milionë kilogramë kurse viti 2015 kishte një import në nivelet 2.4 milionë kilogramë.
Vaji i palmës është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për tregun shqiptar, po të kemi parasysh që jo në pak raste janë denoncuar precedentë të përfshirjes së tij në produkte të ndryshme të bulmetit por jo vetëm.
Qëndrimet për vajin e palmës janë të ndara akoma. Përdorimi i gjerë i saj është lidhur me probleme të tilla shëndetësore si tensioni i lartë apo zemra, ndërkohë që sot në botë ka nutricionistë që rekomandojnë përdorimin e vajit të palmës më shumë sesa atë të gjalpit.
Një studim i fundit i Harvard nënvizon se krahasuar me gjalpin, vaji i palmës përmban yndyra më pak të dëmshme. Sigurisht ai mund të përdoret nëse nuk keni një opsion tjetër më të shëndetshëm siç është vaji i ullirit.
Në anën tjetër, ka të tjerë nutricionistë që shkojnë edhe më tej në këmbënguljen e tyre duke vënë në pah pasurimin me vitaminën E që ka ky vaj.
Përdorimi i vajit të palmës gjendet gjerësisht në grupe ushqimesh të tilla si buka, akulloret, por edhe në kozmetikë si në sapune apo make up. Vaji nxirret nga fruti ose nga fara brenda frutit dhe përmban karakteristika me pak ndryshim nga njëri tjetri.
j.l./ dita

Na dhjeu gjalpi qe shitet me pako.
I blejne me cmime te ulura ne vendet e Be se atje ka kontrolle dhe gjoba te renda kush i perdor.Dhe ato qe kane mbetur shkojne e i blejne “bisnesmenet”sharlatane shqiptare.
My pyet shqipetari.
Kush ka mbetur gjalle, I ka kaluar te gjitha sprovat.
Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik