Sipas aktivistëve të Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, por jo vetëm, gjuha shqipe dhe vetë ligji për përdorimin e dy gjuhëve në këtë shtet nuk respektohet siç duhet nga ana e institucioneve.
Sipas mediave fqinje, pas denoncimeve dhe reagimeve të shumta, aktivistë nga rradhët e Lëvizjes Besa i kanë dorëzuar, këtë të mërkurë, Ministrisë së Financave një pllakë me mbishkrimin në gjuhën shqipe, një ministri që drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev.
Aktivistët thanë: “Ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk e respektojnë edhe shumë institucione të tjera, mirëpo këtë aksion e filluam pikërisht nga kjo ministri pasi që i ngarkuar me punën e kësaj ministrie është pikërisht kryeministri Zoran Zaev ndërsa zëvendës ministrja është nga radhët e BDI-së e cila ashtu si edhe partia e saj, si duket më shumë janë të preokupuar me problemet brenda partiake dhe jo me respektimin dhe implementimin e ligjeve që ka”.
Pas reagimeve, Ministria e Fianacave e Maqedonisë së Veriut deklaroi se tabelat me mbishkrimet në shqip do vendosen brenda javës së ardhshme.
e.ll./dita
