Dygolëshi i Lewandowskit dërgon Bayern në vend të parë

Gazeta Dita

Bayern ka regjistruar fitoren e dytë në po aq ndeshje të Bundesligës pasi ka mundur me rezultatin 2-0 një nga kundërshtarët më të preferuar, Werder Bremen. Bavarezët me këtë fitore shkojnë në vend të parët të renditjes me gjashtë pikë të plota.

Ndeshja nuk ishte edhe aq bindëse për bavarezët, të cilët e kishin shumë të vështirë të gjenin golin e avantazhit. Megjithëse dominuan nga minuta e parë e deri tek e fundit, rastet për gol ishin të pakta dhe ja vlet të përmendet vetëm shtylla e Tolissos në minutën e 7’ dhe mundësia shumë e mirë e Robben pak para fundit të pjesës së parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *