Pas vendimit të kryeministrit grek, Alexis Tsipras për të çuar në referendum popullor paketën e propozuar nga kreditorët ndërkombëtarë, vendi po shkon drejt kaosit.
Qytetarë të shumtë janë dyndur drejt bankave për të tërhequr kursimet e tyre. Ata janë të vetëdijshëm që referendumi i 5 korrikut është praktikisht falimentimi i Greqisë, sepse në mënyrë masive pritet të ketë një votë kundër masave shtrënguese që ka propozuar BE dhe FMN. Refuzimi i kësaj pakete sjell falimentimin e Greqisë.
Fotot që shihni flasin më shumë se çdo fjalë tjetër. Në çdo qytet të Greqisë është mbajtur radhë nëpër ATM, aq sa shmë prej tyre janë zbrazur nga paratë. Kjo ka detyruar shumë qytetarë të rendin në kërkim të bankomateve të mbushur, por ishte pothuajse e pamundur të gjeje të tillë.




Per ne Buzuqi??? Oqi re file, do ikim te banka se do na i marri gjermani dhramite europiane..
ORA E SE VERTETES.
Do te jete mire dhe keq , cfare eshte mire,.Mire do te jete se Greku nuk do te mund si gjithmone te ushtroje ose te veje veton per Shqiprine.Keq do te behet ngaqe shqiperia ka shume marredhenie ne rrafshin Politik edhe Ekonomik prandaj teper e domosdoshme Qe Qeveria e
Shqiprise te gjej nje tjeter Treg te pershtatshem.E gjithe Bota e pa ne 6 Muaj sec eshte Greku, vetem genjeshtra te pafund nga politikan dilitantesh asnje reforme vetem taktik sturje kohe dhe asgje me shume.