Dyshi është 11…

anazapta

M’u kujtua një thënie e ish-ministrit të Brendshëm, të ndjerit Kadri Hazbiu në një mbledhje me kuadrot e të gjitha drejtorive të qyteteve të Shqipërisë: “kur në krim marrin pjesë 2 veta, atëherë organet e sigurimit e kanë më kollaj për ta zbuluar krimin, se 2 është i barabartë me 11 veta.” Le të kthehemi në vrasjen e bujshme të bankierit, të ndjerit z.Artan Santo që u vra përpara policit dhe kamerave të sigurisë nga dy kriminelë të paguar sipas të dhënave. Le të bëjmë një analizë të shkurtër të vrasjes së Santos. Kriminelët kishin dy javë që e ruanin dhe shikonin çdo lëvizje të funksionarit, drejtorit të Credins-it z.Santo. Një gabim, një neglizhencë të kushton jetën. 1. Z.Santo, kur e nuhati që kriminelët po e ruanin, vëzhgonin çdo lëvizje të tij, duhet të lajmëronte organet kompetente, policinë. 2. Shoferi i Santos duhet ta kishte kapur situatën, se të mbash një drejtor banke, nuk do të thotë vetëm t’i hapësh derën e makinës dhe ta çosh në destinacion, por edhe ta ruash, se koka e një të madhi varet nga shoferi.  3. Kur u krye atentati, kriminelët qëlluan para syve të policit. Polici nuk duhet të ndiqte nga mbrapa kriminelët, por të merrte në radio ose me celular drejtorinë dhe policinë patrulluese “Shqiponjat” që ishin në patrullim. Do bllokonin të gjitha daljet e rrugëve kryesore të Tiranës, gjersa rrethi të ngushtohej. 4. Ministria e Brendshme duhet të nxjerri dhe një ligj kur polici qëllon në vendin e ngjarjes të krimit, t’i japi të drejtë të qëllojë, të neutralizojë kriminelët.  Si lodër fëmijësh, kriminelët ja morën jetën bankierit Santos. Ata ishin dy, sipas kamerave dhe dëshmitarëve. Organet kompetente, SHIK-u në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk duhet t’i zërë gjumi gjersa të kapen dy kriminelët dhe të zbardhet pse u vra drejtori i bankës Credins. Nga ish-qeveritarët te ish-kryeministri Sali Berisha. Nga konkurrenca e bankave të nivelit të dytë. Nga aktiviteti i vete bankes.. Mesazh i mafies per dike tjeter? Nuk kam të drejtë të paragjykoj, por mbi të gjitha krimi ndodhi në mes të ditës në qendër të Tiranës, në sy të policisë dhe popullit. Në qoftë se kjo ngjarje nuk zbardhet dhe dosjen e mbulon pluhuri, kriminelët do vrasin sërish një nga ata që shkuan dhe përcillën të ndjerin në varrim. Përshëndes të gjithë stafin e gazetës Dita me kryeredaktorin z.Adrian Thano, se jeni e vetmja gazetë që i jepni ditë me të vërtetë të gjithë popullit. Me respekt, nga Zaim Korça

Letër e nënshkruar

Zaim Korça

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *