Dyshime mbi autorësinë: “Motra Tone” nuk është pikturë e Kolë Idromenos?!

DITA Online

Piktura “Motra Tone” e realizuar në vitin 1883 nuk është e Kolë Idromenos! Është studiuesi, piktori e restauratori Mustafa Arapi, që ka arritur në këtë përfundim, të cilin e bën publik dhe është i gatshëm të japë edhe argumente.

E njohur si piktura e parë realiste në Shqipëri, për të, historiani i njohur i artit, Ferid Hudhri ka shkruar se “në kohën kur u realizua portreti, as motra Tone, as vetë Idromeno nuk e dinin se po krijohej piktura e parë realiste në Shqipëri, se në atë vepër do të shënohej fillimi i një faze të re, në të gjithë artin shqiptar”, ndërsa Abaz Hado thekson se “në artin e ri, portreti ‘Motra Tone’ njihet si vepra e parë laike”.

TEORIA DHE KRAHASIMET
“Ka vite që unë kam dalë në këtë konkluzion, më ka rënë në sy menjëherë që ‘Motra Tone’ nuk ka lidhje fare me autorësinë e Kolë Idromenos”, thotë studiuesi Mustafa Arapi për “Gazeta Shqiptare”, i njohur si studiues i ikonografisë, autor botimesh e studimesh dhe restaurator. Për të forcuar idenë e tij, ai e krahason “Motrën Tone” me dy vepra të tjera të Idromenos: ‘Dasma Shkodrane’ dhe ‘Dy rrugët’. “Dasma dhe ‘Dy rrugët’ duken se janë dy punë të një dore jo mjeshtërore, është pak si naiv, pa vizatim dhe ka një monotoni po t’i vësh re, sidomos gratë në plan të parë te ‘Dasma’ janë shumë të përsëritura. Një mjeshtër nuk i përsërit ato, t’i bëjë njësoj të tria gratë. Edhe ‘Dy rrugët’ është një vepër disi naive”, thotë prof.Arapi.

Piktori Arapi shton për “GSH” se piktura “Motra Tone” është një pikturë, e cila i ka të gjithë elementët që i duhen një pikture, “që nga kompozimi, silueta, kolori e teknika. Ajo ka një tekn        ikë të jashtëzakonshme, teknikën e velaturës, e njeh mirë velaturën, thellësinë e ngjyrës, ka një transparencë te rrobat e saj dhe shumë delikatesë, ndërsa gratë që janë te ‘Dasma shkodrane’ nuk e kanë atë elegancë”.

Shton më tej, se nuk është i vetmi që mendon kësisoj. Rrëfime në qarqet artistike i kanë thënë Arapit, se këtë dyshim e ka pasur edhe piktori njohur Danis Jukniu. “Çdo artist e vë në dukje menjëherë atë dallim. ‘Dasma Shkodrane’ (1924) është bërë më vonë dhe kemi një kontradiktë; nëse i pranojmë që janë të Kolë Idromenos, si ka mundësi që një piktor bie në një nivel gati fillestar?”.

HISTORI PIKTURASH NË PIKËPYETJE

“Motra Tone” njihet si e para pikturë realiste në Shqipëri, si një kthesë e artit që shkëputet nga religjioni dhe i qaset subjektit laik. E pyes Arapin, nëse tanimë, do duhet të ndryshojmë edhe atë që dimë mbi pikturën shqiptare. ‘Motra Tone’ është një vepër kualitative, që mund të rrijë në çdo muze të Europës fare mirë. Ndërsa dy të tjerat nuk qëndrojnë. Unë habitem. Ne nuk mund t’ia atribuojmë Kolë Idromenos. Një shembull i tillë është edhe një pikturë e Sofia Papadhimitrit, që është në GKA. Autoportreti i saj është fantastik, shumë i bukur, poshtë ka emrin e saj, firmën e saj, ndërsa sipër është firma e një piktori tjetër, një piktori grek. Me sa duket është profesor i saj. Ajo ka bërë shkollën atje. Ka pra, njihen raste të tilla”. Mustafa Arapi shton më tej se as autoportreti i Idromenos nuk ka lidhje me ‘Motrën Tone’. “Kjo ka nivel shumë të lartë, shumë profesional, ndjehet shkolla e Rilindjes, shkolla e Venecias. Veprat e tjera të tijat, janë nivel tjetër”, thotë gjatë bisedës për “GSH”. Piktori shënon se këtu u jepen atribute piktorëve që nuk i meritojnë e kjo duhet parë. “Kolë Idromenon duhet ta pranojmë për atë që është. Ta krahasojmë me shokët e tij, kolegët bashkëkohorë në Itali….”.

HIPOTEZA MBI AUTORIN

Është krahasuar me ‘Mona Lizën’, por vihet në dyshim autori i saj. Nëse ‘Motra Tone’ nuk është realizuar nga Kolë Idromeno, kush është piktori i veprës më të njohur shqiptare? Kush e ka krijuar ‘Motrën Tone’?

“Mendoj se ‘Mota Tone’ është realizuar në Itali në kohën kur ai ka qenë student. Duhet të jetë bërë nga një mjeshtër, ose i kanë çuar foton në Itali, ose ka shkuar e motra atje, ose ka ardhur mjeshtri në Shqipëri. Jam i sigurt 100% që nuk është pikturë e Kolë Idromenos”.

A duhet ta shohim historinë e pikturës së parë realiste? “Po duhet ta shikojmë, – thotë Arapi – sepse Kolë Idromenos duhet t’i japim vendin që i takon. Trumbetohen piktorë që nuk janë të traditës dhe dalin sikur janë piktorë më të mirë se sa sot”.
Por, si përgjigjet piktori, kur i themi se po rrëzon një ‘mit’- “Unë them se ajo nuk është një ‘mit’. Unë jam gati të dal dhe të ngre argumentet e mia që ai nuk është Kolë Idromeno. Ejani t’iu vëmë të tri veprat përballë dhe t’i analizojmë: ‘Dasmën Shkodrane’, ‘Motrën Tone’ dhe ‘Dy rrugët’. Le të ma rrëzojnë argumentet që unë kam”, thotë gjatë bisedës për “GSH”.

MBI RESTAURIMIN

“Pse nuk ekspozohet më ‘Motra Tone’? – pyet studiuesi dhe kujton se kur erdhi nga Luvri ajo u ekspozua pak kohë, për të mbetur prej shumë vitesh nëpër fonde. “Kur e kemi parë, pasi erdhi nga Luvri, jemi zhgënjyer. Na erdhi keq që u shkatërrua (Motra Tone). U bë në Luvër restaurimi, por ka ndryshuar (vepra). Nuk është më ‘Motra Tone’, i ka ikur patina e kohës. Është si të bësh një plak të ri, e t’i heqësh rrudhat, duket si e larë me shampo”. Arapi kujton se atë kohë i thirri ministri i Blendi Klosi. “Kam qenë me Hasan Nallbanin në komision dhe e kemi kundërshtuar që të shkojë për restaurim  në Francë. Ajo kishte nevojë për gjëra të vigla. Kur erdhi nga Luvri, piktura nuk shihej më me sy”.

RRETH KOLË IDROMENOS
(Nikolla) Kolë Arsen Idromeno (1860 – 1939) ishte një ndër artistët më të rëndësishëm të Rilindjes shqiptare. Ai kreu mësimet fillore në Shkollën Françeskane në Shkodër dhe ato private për pikturë dhe arkitekturë tek mjeshtrit Pietro Marubbi, Fra Anselmi dhe Fra Mascheni. Vetëm 15 vjeç ai u dërgua në Akademinë e Venedikut për të vazhduar mësimet në Artet Figurative. Pas kthimit në vendlindje (1878), Kolën, përveç pikturës, e tërhiqte mjaft fotografia, të cilën e shihte me kënaqësi në studion e Marubit. Duke parë aftësitë e të birit në fotografi, Arsen Idromeno vendosi të hapë së bashku me të një atelie fotografike. Punën do ta drejtonte Kola me një pasion të madh si artist dhe teknolog në proceset e fotografimit. Studioja e ngritur në oborrin e pasmë të shtëpisë, u quajt “Dritëshkronja e Kolës” (1884). Gjatë punës si fotograf, Kola lidhi miqësi me njerëz të të gjitha shtresave, duke u bërë kësisoj njeri i njohur në qytet si piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, muzikant e kompozitor këngësh shkodrane. Ai ishte ndër të parët që realizuan shfaqje kinematografike në Shqipëri (1912).

“Lëvizja artistike e këtij artisti, shënon një moment me rëndësi historike, që u shoqërua me ndryshime të thella në perceptimin artistik. Pas Kol Idromenos,arti mori një drejtim thellësisht të ri.  Është momenti që një art aplikohet larg kanoneve ikonografike bizantine dhe pasbizantine. Filluan të trajtohen me realizëm të thellë e frymë romantike subjekte dhe motive nga jeta reale. Këto subjekte bazohen në perceptime folklorike dhe etnografike”, ka shkruar Abaz Hado. Ai ka theksuar se te “Motra Tone”, ajo që i ka dhënë veçantësi, “është pozicioni i duarve plot elegancë dhe bukuri, apo kapje e degermisë së bardhë, për të na dhënë në këtë mënyrë, mundësinë të zbulojmë fytyrën e ëmbël të një vajze të bukur 24-vjeçare”./GSH

Share This Article
8 Comments
  • More lesh Arapi qe po na nxjerr “argumentat” e leshit ketu!Po nuk te vjen turp ty qe po ve ne diskutim mjeshterine e Kol Idromenos?Krahasoke ti dy piktura dhe na i ve me Motren Tone?Po pasardhesit e Kole Idromenos i ke pyetur?E di ti qe mund te hidhesh edhe ne gjyq me kete dyshim-akuze qe sjell dhe aty ndahet shapi nga sheqeri?Domethene kopilleku yt shkon deri aty sa i merr te mireqena dy pikturat e tjera te Koles qe i quake te “nivelit fillestar” nderkohe qe ato njihen si perla dhe motren Tone si jo te Koles?Ti kush je mor zoteri qe i jepke vetes te drejta te tilla?Kush je ti, kush je?Para Koles nje hiç je!Vleresimi yt komplet medioker qe na i quake si nivele fillestare dhe nivel te ulet dy pikturat e Koles te çon te mendosh se ti nivelin fillestar nuk e njihke fare por do qe te besh interesantin duke na sjelle argumente te kohes kur beheshin mbledhje partie per te censuruar ato qe ishin jashte kuadratit katundaresk te PPSH-se.Do te perfundosh dhe do te dalesh me shume turp sepse keto qe sjell ti nuk jane fakte!Edhe Pikaso ka piktura qe jane kryevepra dhe ka edhe piktura te nje niveli pak me te thjeshte, ose me te ulet po themi por varet nga konteksti i temes, karakterit por edhe ato, kane rendesine e vet keshtu qe argumenti yt nuk vlen fare perkundrazi, eshte dashakeqes dhe i lig!Motra Tone eshte piktura e Koles dhe kete nuk e rrezon dot nje krimb qe sillet verdalle duke u perpelitur permbi dhe qe do ti tregoi publikut ekzistencen e vet!Rrace vemjesh!

  • Filloi dhe dyshimi mbi artin. Po ka mbi 100 vjet e krijuar. Nuk gjeten gjekundi ndonje autor, te cilit piktori yne i ndritur, me kaq vlera ne qeten shoqerore, tia kete vjedhur ?!! Po gjeni ndonje, se shqiptaret nuk jane te zote per vepra kaq madhore, edhe kur kane studiuar e punuar ne shkollat me te mira te Europes.
    Pika qe s’ju bie, antishqiptare te neveritshem!
    Doni apo nuk doni ne , pavaresisht nga lufta qe na eshte bere gjate tere ekzistences tone, kemi bere histori ne art e kulture, e kemi dhene kontribut qe nga perandore romake e tutje tehu….

  • Ky Mustafa Arapi me siguri ka dashur te nxierri ndonje turk para Kol Idromenos.Shko nga e ke origjinen e te pastrohet vendi nga muturinat turke.

  • Nuk jam piktor dhe,as punonjes arti prandaj nuk mund te futem ne polemike,por si qytetar i arsimuar dhe artdashës mund të them se Ju z.Arapi po bëni gabim.
    Gabimi qendron tek analiza historike.
    Në se nuk do ishte vepër e Indromenos,shoqëria kritike e asaj kohe-dhe Shkodra ka pasur një nivel të lartë qyteterimi-do kishte reaguar,aq më tepër që ju vetë e nxirni rrethin e tij shoqëror shumë të dhënë pas artit.
    Pra do ishte folë,do kishte pasur debat ose kundërshti.
    Por koha e ka vendosur kete pune ne majat e saj te krijimtarise dhe Ju bëni gabim të insistoni më tej.

  • O Mustafa Arapi, a mund ta vertetoni se ju jeni Mustafaj edhe me dokumente po deshe ti mund te thuash se une jam bre burre Mustafaj por sidoqofte une nuk te besoj si nuk beson edhe ti.

  • Keta turqit anadollake kane marre detyre qe te perbaltin cdo gje te mire qe kane bere shqiptaret nder shekuj!
    Hyyyy vrrome otomane!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *