Klosi: Certifikata nuk e bën as më të mirë dhe as më të ndershëm kreun e SHISH

redaktor

Zoti Klosi, mbledhja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë është ndërprerë për shkak se, sipas deputetëve, kreu i SHISH nuk ishte i pajisur me “certifikatë sigurie”. Si ish-drejtues i këtij institucioni, si e gjykoni faktin që drejtuesi i shërbimit mund të jetë me certifikatë sigurie të skaduar?

Kohë të reja, zanate të reja. Me sa di unë, në ligjin për sekretin janë përcaktuar një sërë funksionesh të rëndësishme të shtetit, që nuk e kanë të nevojshme marrjen e një certifikate të tillë. Më duket e paarsyeshme që një Drejtor i Shërbimit ta ketë të nevojshme certifikatën. Kush do t’ia jepte atë certifikatë pa pyetur më parë në Shërbim? Është një rast tipik ku kërkesat e ligjit janë thjeshtë formale. Unë nuk kam patur ndonjëherë një certifikatë të tillë.

 

Mungesa e kësaj certifikate që në fakt e ka pasur deri para dy javëve është një mangësi proceduriale apo mangësi thelbësore?

Është një formalizëm i çuar në ekstrem, që praktikisht zhvlerësoi seriozitetin e qëllimit për të cilin ishte mbledhur Komisioni. Për çfarë sekretesh do të flitej në atë seancë, që duhej certifikata? Drejtori i Shërbimit di ato që di, me apo pa certifikatë, dhe duhet t’i thotë në Komision. Certifikata që ai do të marrë nesër, nuk e bën as më të ndershëm dhe as më të përgjegjshëm në raport me detyrën. Ai duhet kontrolluar me se merret dhe si i kryen detyrat Shërbimi dhe kjo s’ka të bëjë me faktin se ka apo nuk ka certifikatë.

 

Si merret certifikata e sigurisë, kush e lëshon atë dhe përse shërben?

Problemi është fare formal, një Zyrë , kudoqoftë, nuk besoj, se me certifikatën e saj, do t’i shtojë diçka sigurisë së kuadrove më të larta të shtetit. Këto procedura duhen bërë para se të emërohet një kuadër i lartë dhe është pa kuptim t’i thuash dikujt se është emëruar Ministër dhe pastaj t’i kërkosh një certifikatë nga një Zyrë.

 

Nga informacionet që morëm në Komisionin e Sigurisë rezulton se aty ka dhe deputetë pa certifikatë sigurie, si shpjegohet kjo dhe a nuk është kriter pajisja me këtë certifikatë dhe më pas bërja anëtar në komision?

Njëlloj është dhe për deputetët. T’i lësh të bëhen deputetë dhe pastaj t’i kërkosh që të marrin certifikatën më duket absurde. Po nëse certifikatën nuk ja japin, ç’do bëhet me atë deputet, do të konsiderohet i kategorisë së dytë, që nuk mund të dijë ca gjëra që i dinë të tjerët, do t’i thuhet zgjedhësve : “na falni, por deputeti i juaj është disi ndryshe?

 

Nga informacioni që ju keni, si është duke bashkëpunuar SHISH me qeverinë e re?

Këtë prisnim të dëgjonim nga e seanca e dështuar e Komisionit.

 

* * *

Visho Ajazi shkon në Komisionin e Sigurisë pa “certifikatë sigurie”

Raportimi i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, në Komisionin e Sigurisë është shoqëruar me surpriza pasi numri 1 i shërbimit sekret nuk ka qenë i pajisur me certifikatën e sigurisë, dokument i cili është i detyrueshëm për personat që punojnë me informacion të klasifikuar. Në një kohë që shumica e deputetëve në Komisionin Parlamentar kanë qenë të pajisur me këtë dokument, ka rezultuar që shefit të shërbimeve sekrete i ka skaduar më parë certifikata e sigurisë. Për mungesë të këtij dokumentacioni edhe pse Visho Ajazi është personi që do t’u përcillte informacion të klasifikuar deputetëve të komisionit raportimi i tij është shtyrë për momentin kur do t’i rinovohet certifikata e sigurisë. Anulimi i mbledhjes është shoqëruar edhe me akuza mes opozitës dhe mazhorancës. Kryetari i Komisionit, Spartak Braho, bëri të ditur se deputetёt qё nuk kishin certifikatё sigurie u nxorёn jashtё, por doli se vetё kryetari i shёrbimit prej disa kohёsh nuk ka certifikatё sigurie dhe punon pa certifikatё sigurie. “Mbledhja do tё bёhet kur tё gjithё tё jenё nё rregull me ligjin,” tha Braho.

 

Përplasja e palëve

Reagimi i opozitës erdhi nga Flamur Noka, i cili tha se kjo ishte njё pёrpjekje e deputetёve tё shumicёs socialiste pёr t’iu shmangur informacioneve qё solli kryetari i shёrbimit sekret. “Ishte njё shtyrje qesharake dhe njё akt i turpshёm i deputetёve socialistё pёr tё mos dёgjuar raportin e Shёrbimit” tha Noka. Njё tjetёr anёtar i Komisionit tё Sigurisё, deputeti i Partisë Socialiste, Piro Lutaj, tha se kryetari i SHISH kishte njё certifikatё, qё tashmё i ka skaduar afati. Ai shtoi qё derisa bёhet fjalё pёr njё person me dyshtetёsi, procedurat e marrjes së certifikatës së parë nuk janë zbatuar plotësisht. Pas raportit vjetor, Ajazi Lika pritet tё japё informacione lidhur me bashkëpunimin e Shёrbimit Informativ dhe Ministrisё sё Brendshme pёr disa çështje tё ngritura nga Partia Demokratike si dhe nga media mbi emёrimet nё SHISH, dhe mbi njё shkresё sekrete, ku kërkohet informacion mbi persona tё implikuar nё veprimtari antiligjore, tё emëruar nё poste drejtuese nё Policinё e Shtetit.  Ardhja e kryetarit tё shёrbimit sekret nё komisionin parlamentar tё sigurisё u prit me mjaft interes. Media publikoi njё shkresё tё shёrbimit sekret, qё i kёrkon agjentёve tё mbledhin tё dhёna pёr lidhjet me botёn e krimit tё drejtuesve tё rinj tё policisё. Njё gjё tё ngjashme ka shprehur edhe Partia Demokratike e opozitёs. Shumica socialiste dhe ministria e brendshme kanё deklaruar se SHISH nuk po bashkёpunon me informacione pёr tё parandaluar kriminalitetin nё rritje.

 

Çfarë është certifikata e sigurisë

Certifikata e sigurisë është një dokument që lëshohet nga Drejtoria e Sigurimit tw Informacionit të Klasifikuar, drejtori e cila me ndryshimet ligjore të vitit 2012 është në varësi të Kryeministrit. Ky dokument është i detyrueshëm për personat që punojnë me informacion të klasifikuar.

 

 

Share This Article
40 Comments
  • Zoti Zaimi, ne nje replike tete njejtit, problem, te nderhyra duke te kujtuar, se Edi Rama eshte nje doc i docerve, ne kuptimin e mire te fjales, qe edhe shume te specializuarit Sali, per pune te pista, ja gjen anen, si ti jape uje ne bisht te luges.
    Te kujtova se edhe shkarkimin e Zana Xhukes, nuk e beri sic do te donte Saliu, per ta quajtur shkarkim jashte ligjit kushtetues, por e shkarkoi si te paligjshem, emerimin e saj dhe ja dogji kartat ne dore Saliut.
    Edhe ne rastin Visho, Edi Rama duke pare veshtiresine, per ta shkarkuar, se eshte post kushtetues, ka gjetur nje menyre, me te lehte per tja futur Saliut. Visho Ajazi, eshte emeruar drejtor ne nje institucionkushtetues te rendesise se vecante, pa nje karte ose certifikate sigurie, sic e kerkon kushtetuta dhe si pasoje, emerimi i tij, ka qene jo kushtetues.
    Zoti Zaimi, iku edhe nje pengese (plehre) berishiane.
    Metode shume efikase apo jo?!.

  • {DELETED}…. dhe ti o kelysh i berishes. Tani te gjith e dime se kush e ka radhen,,, o burra sa me shpejte dhe ate miun me mustaqe ne presidenc. Duam shtet. Vdekje shpellareve dhe anti shqiptarve.

    • @ Glad I left Albania! UK

      Vdekje shpellareve dhe anti shqiptarve….Ke shkruar ti…….e ke fjalen per vete ?????se me shpellar se ti qe mohon veten tende vetem se ke shkuar ne Angli dhe me anti SHQIPTAR se ti qe´´Je i gezuar qe ke lene SHQIPERINE´´(Glad I left Albania! UK) sdi se ku mund te shkoje….Njerez pa pike morali e identiteti…..

  • Eh mor horri i bulevardit nuk je i vetem. Ke shoke horra sa te duash duke filluar nga kreu i qeverise. Por mos u bej merak se shpejt do e gjeni rrugen e duhur. Sipas jush Rama ka gjete rrugen e duhur. Brima e miut 100 grosh do jete per Ramen dhe injorantet qe e pasojne shume shpejt.

    • Jorgaq Qeveria e ze lepurin me qere Por Rama eshte aq dobic sa qe i vete lepuri vete tek qerja sepse Plaku i Maleve ka shume kusure per te lare

    • Jorgaq o kontigjenti i Saliut nen urdherat e Vishos, te kuptoj qe kercenon, se ikja e shefit, ju hap probleme shume te medha, kushedi cfare do te dali kur te hapet kutia e pandores, ndoshta do te dali qe keni fut ne kontigjent si agjent 007 edhe xhipin e Kosta Trebickes, qe arriti te beje nje rrotullim spektakolar, kunder cdo ligji fizike, per te shtypur pronarin e vet qe denoncoi.
      Qysh tani po i marr masat, Edi Rama le ti marri vet masat, po ta lexoj komentin tend jorgaq.

  • Problemet nuk jane kaq te thjeshta.Nuk eshte se ka mangut….nje certifikate, dokument te cilin shumica e depudeteve e quajne cerfitikate…Problemi duket me i thelle.Mungon koka per ti leshuar….certifikaten. Ka munguar koka e duhur ne ate vend.Dhe nuk eshte bere pa nje qellim…

  • “Te japesh uje me bishtin e luges”, nje shprehje qe e kam degjuar qykur isha femije ne familjen time.Ne opinionin e me siperm eshte perdorur aq sakte dhe aq bukur sa cdo koment tjeter do te ishte i zbehte. Te lumte pena Horri i Bulevardit.

  • Certifikata e sigurise nuk i eshte dhene Liko Ajazit sepse ajo kerkon te hapet “kutia e Pandores”, te cilen Ali Baba Saliu dhe 40 kriminelet e hajdutet e cetes se tij donte ta mbante me cdo kusht te mbyllur.

  • Proletare te gjith vendeve bashkohuni.Kshtu shkruhej dikur te gazeta ma e vjeter ne Shqiperi.Kjo gazet doli ne ditet e stuhishme te vitit 1942 kur po pregaditej ozurpimi komuniste.Tre her partia e ksaj gazete ndrroj emer po kjo I qendroj kohes,edhe pse kurr nuk ishte ZERI I POPULLIT.Shqiptari trashigimtar I vuajtjes e durimit.Per 50 populli e duroj kto bisha te kuqe,po duhet durim se po aq do bej te zhduket era e keqe e tyre.

    • @ Mark.uk
      Mesoooo SHQIP……
      JO ozurpimi por uzurpimi o koqe kandari……dhe sa per kujtim por kete shprehje´´Proletare te gjith vendeve bashkohuni´´e ke shkruar dhe nje here tjeter por atehere per te hedhur qeverine e Rames….hahahahaa tani mu mbush mendja qe je vertete IDIOT I LICENSUAR……hahahahahaha
      P.S.Shprehja eshte kopjuar nga komenti yt dhe aty e ke te shkruar me gabime

  • I nderuar “horri i b…”? Ju kam lexuar te dyja herët por thjesht nuk kam patur kohe t’ju përgjigjem. Komentet tuaja me kanë pëlqyer por a e dini si ështe puna:- une nuk e pëlqej shume metoden e gjetjes se paligjshmërive. Unë pëlqej metoden e thirrje dhe të të numëruarit një për një të rasteve të moskryerjes e të shpërdorimit të detyrës!? Pse duhet te huazosh metodat “kopile” apo “mbikopile”apo,apo “dinakerore e djallezore” të sali berishës dhe ne pastaj te themi “sa bukur ja futi”!? Unë jam pér t’i thënë burrerisht dhe me transparencë para publikut,- ik se nuk ke kryer detyrën që të ka ngarkuar shteti dhe qytetaret taksapagues! Demokracia duhet te jetë transparencë dhe jo aplikim i metodave okulte i nderuar horr? Ashtu sic bëni dhe ju çdo ditë:- ja fusni saliut publikisht mu në lule te ballit! Besoj u kuptuam? Unë jam për metodat e demaskimit publik të pisllëqeve e të shpërdorimit të detyrës. Kështu veprojnë burrat e shtetit. Ta plasin në surrat. Prandaj ju thonë “burra shteti”? Nderime “horr luftarak”

    • p.zaimit
      per sa shkruan ,per metodat ,ti i thua per njerezit normale,kurse saliu eshte nje i semure mendor .

      • VR ! @ ben chicago? Nuk e kam fjalën për saliun por për visho ajazin! Ky thirret nga kryeministri,i numërohen nje për nje shkeljet ligjore dhe shperdorimet e detyrës,përfundimet e komisionit parlamentar te sigurise dhe me ne fund i komunikohet shkarkimi (në baze te ligjit te ri te shish edhe shkarkimi eshte kompetence e kryeministrit. Me përpara në ligj ishte vetem propozimi për emerimin në detyrë). Shkarkimi mund te behet nga vete kryeministri ose ne prezencë te Keshillit te Ministrave. Nderime ben chicago!

    • Zoti Zaimi, kam pershtypjen se Edi Rama, po vepron ne kushte te jashtezakonshme, me masa te jashtezakonshme, ose sipas fjales se urte, “Sipas venidt, behet edhe kuvendi”
      Saliu ka keshilltare qe jane stratege, per politikat anarshiste dhe keta nuk jane shqiptare, por serbe, agjente per te shkaktuar kriza.
      I sugjeruan Saliut, veprimet qe duhej te bente, para se te linte kolltukun qeveritar, qe cdo qeveri qe do te vinte me pas, te kishte detyrime kushtetuese, per te paligjshmit e Saliut.

  • TI MARK.UK, BEN MIRE TE GJESH VENDIN TEND KU TE ULERISH. DUHET SA ME SHPEJTE TA KUPTOSH, QE TI KE PENETRUAR AKSIDENTALISHT NE BOTEN TONE NJERZORE. ASHTU SIC DHE DEKLARON MBIEMRIN UK.(ujk). TI I PERKET BOTES SE FAUNES, PRANDAJ MOS DILE NGA PYLLI, POR BEN MIRE TE RELAKSOHESH NE AMBJENTIN TEND.

  • ka plot riiiiiilindas te tjere edvini per te nderuar krehun e shikut,DULEN,BOLLANON,MARTON,TAVON ,JANULLATOSIN,si shoke dhe aleat te rilindjes te EDIT,keta i ka me certifikate sigurie te dhene nga gerqia partneri strategjik i SHQIPERISE se keshtu thote edvini,dhe te garantuar nga LILO FLORIRI aleat i vinces.

  • Certifikata eshte thejsht nje precedent per te justifikuar shkarkimin. Sic duket Vishoja din dicka per Brahon dhe ky i fundit po nxiton per a shkarkuar perpara se te dal ne shehs e verteta.
    mos Harroni se Kanadaja eshte shtet anetar i NATOS dhe se persa kohe ndan informacion te klasifikuar me VIshon tregon qe certifikata eshte garantuar.
    Brahoja me shoke thjesht po fitojne kohe.

  • Mos hezitoni per asnje minut per shkarkimin e ketij Vishos, i cili edhe mbiemrin e ka nderruar (burre me dy mbiemra,,,,,a thua se eshte martuar , ku njeri mbiemer eshte i vajzerise—– djaleise,—— dhe tjetri i pas martesws apo i burrit me te cilin u martua).
    Neqoftese nuk shkarkohet ky njeri i 1997-es, i cili nuk mund te justifikohet ne asnje menyre per zhdukjen e te ndjerit Remzi Hoxha, kohe ne te cilen ky ka qene bashkepuntor i ngushte i Gazidedes, nuk ka qetesi dhe siguri ky vend.
    Kurajo zoti Rama dhe mos u terhiq se rast ma te mire nuk ke per te gjetur.

  • Agimit te mesiperm: Ti specialisti i CARIT kur permend pse s’krijoi familje AI a e ke parasysh qe edhe i biri i atij qe do ti mbajti me buke dy te tjere dhe mbasi beri edhe dy te tjere me Sadin (kusheriren) gjujti PJESHKEN tjeter?

    • O jo (aedinse) e ke gjet specialist i C…….jam,po gjeta ate placken ta tjek.Dalim ke meraku tat,ai i biri Atij gjujti pjeshken dhe bani bir tjeter,kurse ky gjatoshi jot s’po e qull fare,qe t’i themi te rroje.Mos u merzit,relax,relax….

    • @ “fatmiri”? Certifikatën e sigurisë e lëshon D S I K (drejtoria e sigurimit te informacionit te klasifikuar) pranë kryeministrisë. Certifikata firmoset nga Kryeministri. Nderime fatmir!

  • ju letxova te dy ,si ty PELLUB dhe ty HORRE bulevardi .per mua te dy mendimet jane te qelluara dhe qendrojne me nje vertetesi qe askush qe ju pergjigjet nuk gjene dot arsyetim llogjik qe ta kundershtoje .por PELLUMB ashtu si e mendon -horri-vetem kjo eshte e vetmja menyre qe mund te veprohet ,kur e dijme te gjith se cfare po bene gjykaTA kushtetuse ne shkelje te hapur kundrejte vete kushtetutes .,ahtu si po vepron i ashtuquajturi-president-qe vec president nuk eshte .per kete dhe te gjitha gjerat qe po ndodhin aty ne shqiperi kunder vendimeve te qeverise ,qeveria dhe politikanet duhet te gjejne menyra ligjore per ti thyer keto bariera qe ka ngritur politika e vjeter keto 23vjet ,dhe prandaj arsyetimi i -horrit me duket me i sakte.,

  • Ju te dite-s jua thash edhe dje por ju prape nuk mund te dilnit nga vetja. Ju paralajmerove per pranine ne kete debat te Fatos Klosit qe dje, dhe ju vonuat po nuk harruat te na e servirnit prape mendimin e vyer te profesor Klosit. Jeni mashtrues ordinere te opinionit publik.Rrofte lufta nacional clirimtare poshte okupatoret e huaj dhe bashkepuntoret e brendshem.

  • ME CERTIFIKATE, PA CERTIFIKATE KANADEZI VISHO AJAZI MBETET NJERIU I SALIUT.

    Prandaj pse zoritet kaq shume Komisioni Hetimor i spiunit te Sigurimit te Shtetit apo prokurorit gjakatar Spartak Braho, qe tani ka nderruar lekuren dhe eshte transformuar si nje Luftetar per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut kunder pergjimeve me VESH lepuri te Visho Ajazit qe ne fakt jane VESHET e Saliut?

    • Njeriu i Saliut, njeriu i Edit, njeriu i Ilirit, i kemi te gjithe, mungon vetem njeriu i Shqiperise e per Shqiperine. Ka kaluar mese nje shekull dhe nuk qeme te zotet te bejme nje shtet qe te punoje per te miren e shqiptareve duke lene menjane megallomanite, kultin e individit, interesat personale, ndarjet krahinore, inatet personale, arrogancen, egoizmin, thashethemet e kafeneve e keshtu me rradhe. Shume prej nesh tashme jetojne edhe jashte vendit por fatkeqesisht nga komentet qe lexoj kuptohet se e kane te veshtire te dalin nga kultura e prapambetur e importuar nga vendlindja e mbarsur me gjuhe te urrejtjes, poshterimit, fyerjes me mijera vjet drite larg nje komunikimi civil te respektit te ndersjelle.

  • O Edi! e cfare se Kanadaja eshte anetare e NATO-s!? Po Turqia me Greqine qe jane gjithashtu anetare te NATO-s perse mbajne “shpatat” maje me maje. Me sqaron dot mua Cobanin qe rri maleeve me dhen dhe nuk marr ere nga keto tuajat?

  • Pershendetje Pellumb Zaimi. Pranoje kete pershendetje, si kompliment, si “Certifikate Sigurie” ne komentet e tua profesionale.

  • Faleminderit Marko ? Edhe une ju përshendes sepse gjej te ju nje mik pozitiv që mendon për te mirën e ketij vendi! Ju ndjek ne shumicën e komenteve që bëni. Nderime!

  • Do ishte me e drejte, me normale dhe me e sinqerte qe mazhoranca te sjelle nje ligj ku institucionet te kene kryetar te emeruar nga qeveria. Pra Prokurori Pergjithshem, Shefi i SHISH, Kreu i KLSH, Kreu i DP etj, te emerohen prej Rames sot e te Kryeministrit tjeter neser dhe kur te vijne zgjedhjet te mos na tregoje perralla justifikuese jo nuk punoi SHISH, jo nuk kam Prokuror e tjera si keto. Qeveria pastaj nuk ka pse ankohet neser ne opozite per Uzurpim Institucionesh.

  • NUK E KA MARRE, PASI KURRE NUK DO TIA JEPTE EDI RAMA, POR FATOS KLOSI QE ESHTE 100 PER QIND I MAJTE DHE I SHKENCAVE EKZAKTE, MADJE ME SIGURI QE E NJEH EDHE AJAZIN, THOTE SE NUK KA AQ SHUME RENDESI DHE SE MBLEDHJA MUND TE BEHEJ. KETU NUK KA ILACE NE SPITALE, KAPEN ME PERRALLA.

  • Shkrimi ben fjale per nje problem konkret. A duhet te kete nje cefertikate sigurie drejtori i Sherbimit Informativ te shtetit ?
    Ish drejtori i SHIK-ut, Klosi thote se kjo kerkese do te ishte nje formalizem qesharak pasi nuk mund te emerohet nje minister e mandej ti kerkohet cefertikata. Derisa z.Ajazi e ushtron kete detyre, ai me apo pa certifikate ka te drejten e detyren qe te njohe te gjitha ato probleme te sigurise qe sigurisht perbejne sekret shteteror.
    Jam i sigurte qe Edi Rama qe nuk ka vecse 8 muaj qe eshte zgjedhur si deputet, nuk e ka akoma kete cefertikate. Sipas kesaj llogjike,, nese ai nuk e ka kete cefertikate, automatikisht duhet hequr nga posti i kryeministrit pasi nuk mund te jete njeri i besuar.
    Ne vend qe te debatohet per kete teknikalitet teper formal e deri qesharak, militantet socialiste i gezohen faktit se Rama eshte treguar i zgjuar apo “dobic” qe ja ka hedhur Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *