Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka anuluar konkursin e radhës për gradën kryekomisar.
Vendimi për anulimin e konkursit është firmosur nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, pas dyshimeve për dekonspirimin e tezës.
Sipas vendimit të kreut të policisë së shtetit, testimi do të zhvillohet në datën 15 nëntor, pasi të realizohet ndryshimi i përmbajtjes së tezës. Konkursi për ngritje në gradë, është një proces periodik të cilit i nënshtrohen efektivat e policisë që duan të marrin spaletat e kryekomisarit. Ky konkurs përbëhet nga dy teste, me shkrim dhe me gojë.
o.j/dita
