Dyshime për eksploziv, forcat xhenio nuk gjetën lëndë plasëse në mjet

DITA Online

 

Policia e Durrësit është vënë në alarm pasditen e sotme nga dyshimet për vendosje eksplozivi ndaj një automjeti.

Ka qenë drejtuesi i makinës që ka sinjalizuar policinë.

Menjëherë policia bllokoi qarkullimin e automjeteve në aksin Durrës- Shijak.

Forcat xheniere kanë bërë kontrollin e mjetit ku më pas bënë me dije se nuk kanë konstatuar lëndë plasëse.

Automjeti po transportohet me karotrec drejt një pike servisi, ku pritet të bëhet edhe një kontroll i detajuar nga ekspertët antieksploziv.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *