Dyshime për pastrim parash, sekuestrohen 1.5 mln euro në Vlorë

Leda Hysa

Sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte:

  • 5 apartamente banimi;
  • 1 vilë trekatëshe;
  • 1 mjet lundrimi, anije peshkimi;
  • 4 automjete.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro.

Vijojnë veprimet e tjera proceduriale, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Late nam ,dilni nje here o prokurore nga Gjiri i Lalazit ,nga Jala , nga mali i Robit se do zini ne cark leket e korrupsionit te peshqeve bandite te medhenj , dhe jo ca te nenes e ca te njerkes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *