Dyshime për transfertën, Prokuroria sekuestro llogarisë 100 mijë euro

Dita

Prokuroria e Elbasanit ka vendosur sekuestron preventive për një llogari bankare në sasinë 100 mijë euro, në emër të shtetasit P. Çela, pasi dyshohet se kjo shumë ka burim të dyshimtë financiar.

Përmes një njoftimi për mediat, organi i akuzës bën me dije se hetimet ndaj këtij shtetasi nisën në bazë të informacionit të mbërritur nga ana e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, e cila nga ana e saj ka marrë të dhëna nga ana e një institucioni qendror, si edhe ka kryer verifikimet e saj paraprake.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Elbasanit rezulton se shtetasi P. Çela e ka marrë shumën 100 mijë euro nga shtetasi A. Toli, si pagesë për blerjen nga Toli të një mjeti tip “Ferrrari” që ishte në pronësi të Çelës.

Ndërkohë, prokuroria bën me dije se po vijojnë hetimet për të provuar burimin real të kësaj shume.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *